Erdit Asllanaj, i cili është një ndër aktorët më të dashur të “Portokalli”-së, duket se nuk e ka pasur aspak të lehtë që të bëhej pjesë e spektaklit të humorit. I ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, Erditi ka treguar se kur shkonte për audicionet e “Portokalli”-së, roja e këshillonte që të vinte pas dy muajsh.
Edhe kur kishte shkuar sërish, ishte përballur me të njëjtën roje.
“Kur shkoja për të pyetur se kur nisnin audicionet e “Portokalli”-së, më dilte gjithmonë një roje atje. Unë e pyeta kur fillonin, ai më tha; kthehu pas 2 muajsh. Shkoj përsëri unë pas 2 javësh, prapë i njëjti roje. ‘O prapë ti, ik se ke ardhur shpejt, janë pas 2 muajsh’.
E një ditë vete unë, ishte ditë me shi. Dhe më doli prapë roja. Prapë më tha; kthehu pas 2 javësh. Unë eca, i shkava pak me lezet e kalova. Rastis aty me asistent regjisorin. E pyes e më thotë; hajde se tani janë audicionet. Unë i thashë që isha i papërgatitur, por që thoni ju, aty filloi rrugëtimi im në Portokalli”, tregoi Erditi.