Kosova

“Nuk kam informata”/ Kryetari i Drenasit ftohet për intervistim në Hagë


               Publikuar në : 15:54 - 08/11/19 B H

Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë ka ftuar për intervistim kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lladrovci, përmes një postimi në Facebook. Ai njofton se data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor, 2019.

Postimi i plotë:

Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019.

Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.

Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT