Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, gazetari Spartak Koka ka zbuluar se policia po zhvillon një operacion në jug të vendit, për të arrestuar personin e dytë, i dyshuar në atentatin ndaj prokurorit.
“Aktualisht ka hetime intensive që po shtrihen në disa qytete të vendit. Përqendrimi i një grupi të policisë është në qytetin e Lushnjës, në Karbunarë, ku dyshohet se qëndron njëri prej personave që të ketë dijeni për atentatin.
Ai është shtetasi J.S. Është eksponent i njohur i botës së krimit, jeton mes Durrësit dhe Lushnjës. Ka njohje me një grup rival të Pëllumb Muharremit. Përpara disa kohësh i janë sekuestruar rreth 70 mijë euro, dhe automjet me vlerë 100 mijë euro”, tha gazetari.
Po kështu, ai ka dhënë edhe disa detaje për vajzën e show bizz-it, që është marrë në pyetje për atentatin.
“Vajza e show bizz-it është shoqëruar mbrëmjen e së martës, dhe është mbajtur për 10 orë në policinë e Tiranës. Është marrë në pyetje për lëvizjen dhe aktivitetin e shtetasit Redjan Raja”, tha ai.
Arrestimi i Rrajës, kush është modelja e njohur që u pyet në polici (FOTO)
Ditën e atentatit, Andi Maloku ishte në drejtimin e automjetit Mercedes-Benz, së bashku me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja dhe Pëllumbi Muharremin.
Vdes në spital shoferi që i shpëtoi jetën prokurorit me manovrat në Shkozet