Aktualitet

Arrestimi i Rrajës, kush është modelja e njohur që u pyet në polici (FOTO)


               Publikuar në : 20:41 - 07/11/19 M S

Policia e Shtetit ka vënë në pranga Redjan Rrajën, referuar atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, dhe policia është duke mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur skemën e plotë.

Për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, është shoqëruar në polici edhe Kejvina Kthella, emri i së cilës ka dalë pas zbardhjes së përgjimeve të mesazheve dhe telefonatave.

Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën. Burime policore thanë për “BalkanWeb” se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja.

Bukuroshes i është sekuestruar edhe telefoni, dhe pritet që nga aty të zbardhen prova të reja. Mes Kejvinës dhe Redjanit ka komunikime të shpeshta, por nuk bëhet e qartë arsyeja që i lidh bashkë.

Redjan Rraja është lënë në qeli nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, si dhe është cilësuar i ligjshëm arrestimi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda gjeti para pak ditësh një palë syze në makinën e atentatorëve të prokurorit Arjan Ndoja. Sipas gjurmëve, i përkasin Redjan Rrajës. Duket se syzet e kanë tradhtuar Rrajën.

Në seancën gjyqësore, Rraja e mohoi përfshirjen e tij në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ai deklaroi se ditën kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë duke përshkuar si zakonisht rrugën Tiranë-Durrës-Fushë Krujë.

Më tej ai u shpreh se nuk njeh askënd nga personat e plagosur nga atentati, dhe se gjithçka e ka mësuar nga mediat.

Makina ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho (Rrumi) dhe shoferi, Andi Maloku, u qëllua pasditen e 1 nëntorit.

Vdes në spital shoferi që i shpëtoi jetën prokurorit me manovrat në Shkozet

 

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT