Presidenti Ilir Meta do të presë në një vizitë zyrtare ditën e nesërme homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski. Lajmi bëhet i ditur nga zyra për shtyp e presidencës. Ceremonia e pritjes së Pendarovski do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave duke nisur nga ora 12:00.
Njoftimi i Presidencës: “Me ftesë të Presidentit të Republikës, SH.T.Z Ilir Meta, nesër në vendin tonë do të zhvillojë një vizitë shtetërore, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut SH.T.Z Stevo Pendarovski. Presidenti Sh.T.Z Stevo Pendarovski, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00. Pas takimit, është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve. KUJTESE/ Konferenca me regji qendrore nga TVSH”.