Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Policia Rrugore në aksion, pezullon 320 leje drejtimi. 67 shoferë nën hetim

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Policia Rrugore në aksion, pezullon 320 leje drejtimi. 67 shoferë nën hetim

Gjatë kësaj jave, Policia Rrugore ka proceduar penalisht 67 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 45 prej të cilëve në Tiranë.

Përgjatë javës dhe veçanërisht gjatë fundjavës, Policia Rrugore në të gjithë vendin, në bashkëpunim edhe me Njësinë Operacionale të Sigurisë së Autostradave ka organizuar patrullime me përzgjedhje dhe veprime policore të përbashkëta, duke u fokusuar në rrugët dhe zonat problematike ku konstatohet tejkalim i normave të shpejtësisë, zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjetit, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit dhe shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, janë evidentuar dhe janë kapur në kushtet e flagrancës 67 drejtues mjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 31 të pa pajisur me leje drejtimi, 16 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 1 drejtues mjeti për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Janë pezulluar 320 leje drejtimi, nga të cilat 198 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 69 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 53 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara në shpejtësi.
Gjatë patrullimeve dhe veprimeve policore të kombinuara janë kontrolluar fizikisht për sende të paligjshme 234 automjete të ndryshme dhe 295 persona.

Nga kontrollet policore të ushtruara ndaj mjeteve me dy rrota është verifikuar dhe sekuestruar nga Policia Rrugore e Tiranës një motomjet i vjedhur, si dhe janë vendosur 254 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Janë vendosur në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale 567 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Janë vendosur 67 masa administrative për shkelje të sinjalizimit te ndritshëm.

Policia Rrugore konstaton me shqetësim se shumë drejtues mjetesh abuzojnë duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, sikundër edhe këmbësorët nuk respektojnë rregullat e kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin apo biçiklistët të cilët nuk ndriçojnë me sinjale fosforeshente biçikletat e tyre kur udhëtojnë natën me qëllim që të jenë të dallueshme nga drejtuesit e automjeteve.

 

Tags: 320 patentaaksionpolicia rrugore

TË LIDHURA

Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet
Aktualitet

Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet

20:45 | 13/03/2026
Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar
Politikë

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

20:25 | 13/03/2026
Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta dhëndrin e moshuar, përfundojnë të dy në spital
Aktualitet

Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta dhëndrin e moshuar, përfundojnë të dy në spital

20:12 | 13/03/2026
Next Post
Kryemadhi: 9 kushtet e Bundestagut janë agjenda për të larguar Ramën, protesta do ketë çdo ditë!

Kryemadhi: 9 kushtet e Bundestagut janë agjenda për të larguar Ramën, protesta do ketë çdo ditë!

Thanë se ishin ndarë, Nora dhe Roberti kapen ‘mat’ në aeroport (VIDEO)

Thanë se ishin ndarë, Nora dhe Roberti kapen ‘mat’ në aeroport (VIDEO)

Gjykimi i krimeve të luftës, thirret në Hagë për të dëshmuar ish-komandanti i UÇK-së

Gjykimi i krimeve të luftës, thirret në Hagë për të dëshmuar ish-komandanti i UÇK-së







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur
Bota

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

by mirseda
21:02 | 13/03/2026
0

Izraeli njofton se Irani ka nisur të lëshojë raketa të reja drejt territorit të tij, pak para...

SHBA ofron 10 mln $ për informacione mbi Mojtaba Khamenein dhe liderët iranianë

SHBA ofron 10 mln $ për informacione mbi Mojtaba Khamenein dhe liderët iranianë

20:59 | 13/03/2026
Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet

Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet

20:45 | 13/03/2026
Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

20:25 | 13/03/2026
Zyrtari iranian përgjigjet Hegseth: “Janë fshehur si minjtë, udhëheqësit në ishullin e Epsteinit”

Zyrtari iranian përgjigjet Hegseth: “Janë fshehur si minjtë, udhëheqësit në ishullin e Epsteinit”

20:15 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com