Kryesore

Kryemadhi: 9 kushtet e Bundestagut janë agjenda për të larguar Ramën, protesta do ketë çdo ditë!


               Publikuar në : 19:11 - 21/10/19 M. S

Në dalje nga selia e Partisë Demokratike, ku ishte e pranishme në tryezën e aleatëve opozitarë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu e kanë vënë para përgjegjësisë Ramën. Po kështu ajo konfirmoi se do të rikthehen protestat, për të larguar nga qeverisja Ramën.

“Kanë qenë partnerët tanë strategjikë, ata që na obligojnë më shumë për të pasur një agjendë për të larguar Ramën. 9 kushtet e Bundestagut janë agjenda më e qartë që duhet të ndjekë opozita.

Shkaktari i kësaj situate është Edi Rama, që po largon Shqipërinë nga BE. BE e vuri Ramën përballë përgjegjësisë.

Kushtet e Bundestagut e vunë para përgjegjësisë. Maqedonia e pësoi nga Shqipëria. Ne nuk duhet të gabojmë në vazhdim.

Duhet të krijojmë besimin te njerëzit, për të arritur në zgjedhjet e parakoshme. Protesta do ketë dhe duhet të ketë përditë”, tha ajo.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT