Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Duan ta eliminojnë”/ Idajet Beqiri: “302-shi” merr masa të rrepta te për mbrojtjen e Izet Haxhisë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
I dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia kërkon lirinë

Pas denoncimit të avokatit se është tentuar eliminimi fizik i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri njofton se janë marrë masa të posaçme sigurie te burgu 302 në mbrojtje të sigurisë së jetës së të pandehurit dhe të fejuarës së tij, Eriona Paruca.

Në mesazhin e tij, Beqiri thekson se Haxhia sot rifillon deponimet e tij si dëshmitar okular kundër krimeve të kryera, sipas tij, nën nxitjen, frymëzimin dhe organizmin e Sali Berishës.

Sipas avokatit, Izet Haxhia pritet të fitojë statusin e të mbrojturit të drejtësisë, teksa shton se ka ndryshuar plotësisht i gjithë regjimi i ruajtjes së tij, i kontrollit të ushqimit, i shoqërimit të tij në takimet me avokatin etj.

Mesazhi i Idajet Beqirit:

Izet Haxhiaj pritet të fitoi statusin e të mbrojturit të drejtësisë, ndërkohë që sot rifillojnë deponimet e tij si dëshmitar okular kundër krimeve të kryera nën nxitjen, frymëzimin dhe organizimin e Sali Berishës.

Pas incidentit të rënd të datës 9 tetor 2019 kundër Izet Haxhisë dhe fillimit të procedimit penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për këtë ngjarje, si dhe pas ndërprerjes për një javë të deklarimeve të këtij dëshmitari okular kundër Sali Berishës për krimet e kryera gjatë viteve 1991-1999, institucionet përkatëse, duke filluar nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit dhe deri te Ministria e Drejtësisë, kanë marr një serë masash në mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së Izet Haxhisë dhe të fejuarës së tij Eriona Paruca.

Janë marr masa të posaçme sigurie në Burgun 302 ndaj Izet Haxhisë. Thuajse ka ndryshuar plotësisht i gjithë regjimi i ruajtjes së tij, i kontrollit të ushqimit, i shoqërimit të tij në takimet me avokatin, me të fejuarën e tij, gjatë komunikimeve telefonike etj.

Në kushtet kur veç avokatit të tij, i vetmi person që po i qëndron pranë, që plotëson nevojat e tij dhe që ndihmon Izet Haxhinë është e fejuara e tij, Eriona Paruca, janë eleminuar plotësisht incidentet e qëllimshme kundër saj në raport me takimet dhe kontaktet me Izet Haxhinë si dhe janë marr me seriozitetin e duhur dhe po trajtohen ligjërisht të gjitha kërcënimet e rënda, fyerjet, poshtrimet dhe kanosjet për vrasje që i janë bërë asaj prej disa individëve konkret dhe anonim në faqet e facebook, në telefon etj.

Unë, si përfaqësues dhe mbrojtës ligjor i Izet Haxhisë, si dhe vet Izet Haxhiaj, i kemi kërkuar prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që, për vet natyrën e deponimeve të Izet Haxhisë, për krimet e rënda që janë kryer dhe që po zbardhen prej tij, për subjektin kryesor, autorin e kryerjes së këtyre veprave me rrezikshmëri të lartë dhe pasoja të rënda për Shqipërinë, siç është ish Presidenti i Republikës Sali Berisha, për rrezikshmërinë potenciale që paraqet ai edhe aktualisht në zhdukjen e provave dhe të dëshmitarëve okularë, t’i jepet Izet Haxhisë Statusi i të mbrojturit të drejtësisë.

Të përgjegjshëm se një vendimarrje e tillë për t’i dhënë Izet Haxhisë Statusin e të mbrojturit nga drejtësia do kohën dhe procedurat e veta, ditën e premte që kaloi, pas takimit me oficerin e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në ambjentet e Burgut 302 në Tiranë, i deklaruam atij se Izet Haxhiaj do të vazhdoj rregullisht deponimet e tij, si më parë, pranë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke filluar nga dita e sotme dhe ditët në vijim.

Tags: atentatAzem Hajdariidajet beqiriIzet Haxhiasali berisha

TË LIDHURA

Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së
Aktualitet

Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së

10:01 | 08/04/2026
Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta
Aktualitet

Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta

09:45 | 08/04/2026
Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”/ Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish
Aktualitet

Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”/ Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish

09:13 | 08/04/2026
Next Post
Pse integrimi nuk është më në dorën e qeverisë

Pse integrimi nuk është më në dorën e qeverisë

Ekzekutimi i Santiago Malkos/ Jepet masa e sigurisë për 8 personat e shpallur në kërkim

Ekzekutimi i Santiago Malkos/ Jepet masa e sigurisë për 8 personat e shpallur në kërkim

Rama mbledh kryesinë e PS-së, do diskutohet për…

Rama mbledh kryesinë e PS-së, do diskutohet për...







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Si u arrit marrëveshja për armëpushim më pak se dy orë para afatit të Trump,
Bota

Si u arrit marrëveshja për armëpushim më pak se dy orë para afatit të Trump,

by mirseda
10:04 | 08/04/2026
0

SHBA-të dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor mbrëmjen e ditës së djeshme, i cili përfshinte...

Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së

Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së

10:01 | 08/04/2026
Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2027/ Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nën 15 vjeç

Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2027/ Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nën 15 vjeç

09:56 | 08/04/2026
Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta

Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta

09:45 | 08/04/2026
Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

09:32 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com