Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

45 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë në dekadën e fundit

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
45 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë në dekadën e fundit

Në aeroportin e Rinasit janë mbledhur familjarë të azilantëve që po depërtohen nga Franca. Kërkesa e tyre, kryesisht për azil ekonomik, është refuzuar për të disatën herë dhe autoritetet kanë vendosur deportimin e tyre drejt Shqipërisë. Pritja e familjarëve zgjati për disa orë, edhe pse mbërritja e tyre ishte njoftuar në orën 14:00 gjatë ditës së djeshme, pasi të deportuarit i dërguan për të dhënë edhe deklaratën e tyre në rajon.

Në mesin e të deportuarve ishte edhe një familje e re nga Veriu i Shqipërisë, një çift i ri, së bashku me vajzën e mitur jo më shumë se 5 vjeç. Gruaja dukej e vendosur për të mos u kthyer më, por tha se i shoqi kishte gjetur tashmë punë dhe do të provonte sërish të rikthehej në Francë. Për t’u aprovuar kërkesa për azil ekonomik ishte thuajse e pamundur. Franca po e refuzon hapjen e negociatave për Shqipërinë, nën argumentin se shqiptarët renditen të parët për sa i përket numrit të azilkërkueseve.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2018 numëroheshin 9,655 azilkërkues nga Shqipëria në Francë, duke u renditur kështu nacionaliteti i dytë më i madh, pas afganëve. Numri azilkërkuesve nga Afganistani, i cili nuk konsiderohet një vend i sigurt, sikurse është Shqipëria, ishte 10,340 me një diferencë shumë të ulët me Shqipërinë. Në 2017-n, shqiptarët renditeshin të parët në Francë si azilkërkues me 12,130 aplikime, duke shënuar rekord aplikimesh, që prej të dhënave të para historike që ka Eurostat mbi azilkërkuesit. Që prej 2008-ës në Francë kanë aplikuar për azil mbi 45 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe e aplikimeve janë përqendruar gjatë 3 viteve të fundit, me 29,290 aplikime, sa 65% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit.

Trendi gjatë shtatë muajve të parë të 2019-ës ka qenë sërish në rritje, me një mesatare prej 834 aplikime në muaj. Nga janari deri në korrik numëroheshin në total 5,835 aplikime nga shqiptarët në Francë, 25% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Edhe pse refuzohen, shqiptarët nuk dorëzohen lehtë, numrin më të lartë të kërkesave për rishikim.

Ndonëse ishin të dytët për sa i përket numrit të aplikimeve kanë shanset më të ulëta, krahasuar me vendet e tjera të origjinës që kanë aplikuar në Francë, me vetëm 1.3% të kërkesave të pranuara nga aplikimet e bëra për herë të parë dhe 5.3% të totalit të kërkesave të rishikuara. Numri i aplikimeve të reja gjatë 2018-s nga shqiptarët ishte 8,311, prej këtyre kërkesave janë pranuar vetëm 74, ndërsa janë refuzuar 5,742.

Ndonëse kanë një normë shumë të lartë të refuzimit, shifrat tregojnë se shqiptarët nuk dorëzohen lehtë. Në fazën e dytë të rishikimit të kërkesave, aplikimet nga shqiptarët janë më të lartat. Tek rishikimet, aplikuan në total 6,396 shqiptarë, ku u pranuan 155 dhe u refuzuan 2,762 të tjerë. Në krahasim me Shqipërinë, Afganistani që është u rendit si vendi i parë më numrin më të lartë të aplikimeve për aplikimet për herë të parë kishin një normë pranimi prej 13.3%, ndërsa në rishikimin e kërkesave norma e pranimit të kërkesave ishte 50.3%.

Gjatë vitit 2018 aplikuan për azil në Francë 114,507 individë të kombësive të ndryshme. Të parët në botë për kërkesat për azil në BE, në raport me popullsinë
Në 6 muajt e parë të vitit janë larguar mesatarisht për çdo 100 mijë banorë 55 shqiptarë. Ky është numri më i lartë krahasuar me vendet që në vlerë absolute renditen të parët për kërkesat për azil, por sigurisht të parët edhe në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Thuajse me dy herë më pak aplikime se Shqipëria renditet Siria, ku sipas përllogaritjeve të “Monitor”, duke u bazuar në numrin e popullsisë, kanë aplikuar për azil mesatarisht 29 sirianë për çdo 100 mijë banorë të Sirisë. Në vend të tretë renditet sërish një vend europian, Gjeorgjia, ku sipas përllogaritjeve në gjashtë muaj, për çdo 100 mijë gjeorgjianë kanë aplikuar për herë të parë 15 individë për azil. Sipas një artikulli të Deutsche Welle, aplikimet për azil nga gjeorgjianët u trefishuan në 2017-ën, kryesisht në Gjermani, pas heqjes së vizave. Shteti gjerman mbetet tërheqës për ta për shkak të pagave të larta dhe standardeve më të mira të jetesës.

Situata u bë shqetësuese, saqë qeveria e Gjeorgjisë mori masa vitin e kaluar për të luftuar migrimin ilegal të gjeorgjianëve. Në vendin e 4-të dhe të 5-të renditen Venezuela dhe Afganistani, me përkatësisht 10 aplikime për 100 mijë banorë. Pas Kosovës, renditet një tjetër vend i Ballkanit Perëndimor. Në gjashtë muajt e parë të 2019-s aplikuan për azil nga Maqedonia e Veriut për çdo 100 mijë banorë 7 azilantë, duke u renditur në vendin e 7-të. Në vendit e tetë dhe të nëntë renditen me 5 aplikime për 100 mijë banorë Iraku dhe Kolumbia.

Më pas renditen dy vende të tjera të Ballkanit Perëndimor si Serbia dhe Bosnjë – Hercegovina, me 4 dhe 3 aplikime për çdo 100 mijë banorë. Turqia, Irani dhe Mali i Zi përllogarit 2 aplikime për çdo 100 mijë banorë, ndërsa Pakistani dhe Nigeria, 1 aplikim për çdo 100 mijë banorë. /Monitor

 

Tags: 45azilFranceshqiptare

TË LIDHURA

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

14:36 | 09/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ
Politikë

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.
Aktualitet

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Next Post
Tronditi Kuvendin me fjalimin e saj, ‘zëvendësja’ e Bashës: Gabimet janë për njerëzit

Tronditi Kuvendin me fjalimin e saj, ‘zëvendësja’ e Bashës: Gabimet janë për njerëzit

Dështon atentati në Tiranë, pronari shpëton mrekullisht

Dështon atentati në Tiranë, pronari shpëton mrekullisht

A ka jetë për Ramën dhe Bashën pas 30 qershorit?

Rama ka në dorë shumë gjëra, Edi vetëm një







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com