Paraditen e sotme, kryeministri Rama ka zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar socialist. Mbledhja është mbajtur në selinë e Partisë Socialiste, ku mësohet të jetë diskutuar edhe në lidhje me çështjen e shkarkimit të kreut të Shtetit, Ilir Meta.
Gjatë mbledhjes, Rama u ka thënë deputetëve se për Metën do pritet raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias.
“Do presim publikimin e raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias. Më pas do hartohet një dokument shpjegues, me të gjitha hapat që duhen ndjekur”, mësohet të jetë shprehur Rama.