Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Rudina Hajdari vë me ‘shpatulla pas murit’ Ramën: Është ‘delja e zezë’ që po pengon integrimin

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rudina Hajdari vë me ‘shpatulla pas murit’ Ramën: Është ‘delja e zezë’ që po pengon integrimin

Deputetja Rudina Hajdari e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si “delja e zezë” që nuk po lejon integrimin e Shqipërisë në BE. Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Hajdari tha se duhet ndryshuar ky sistem, i cili sipas saj, është shfrytëzuar dhe keqpërdorur deri në fund nga kryetarët e partive. Ajo sqaroi ndër të tjera se angazhimi i saj në politikë, lidhet me agjendën evropiane. Po sipas saj, vendimi final për çeljen e negociatave nuk është fitore për partitë.

“Qeveria bën propagandë gjithandej. Jemi ne dhe ky kryeministër që e ka bërë këtë vend, që shqiptarët të largohen masivisht. Kryeministri është delja e zezë sot, që nuk po i lejon shqiptarët të bëhen pjesë e BE.

Rama gënjen herë pas here, dhe nuk tregohet i sinqertë. Ne duhet ta ndryshojmë sistemin, sepse e vetmja votë e lirë që do vijë këtu dhe të vetmit njerëz që do e përfaqësojnë këtë Parlament do jenë ata që iu shërbejnë qytetarëve. Sot qytetarët kanë humbur besimin, dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë për të rikthyer besimin.

Arsyeja pse jam futur në politikë, dhe do vazhdoj të jem këtu është vetëm për të çuar përpara agjendën evropiane. Vendimi final për çeljen e negociatave nuk është fitore për partitë. Qëllimi është një interes që shkon përtej partive apo individëve. Është kjo elitë politike që ka mbjellë pesimizëm.

Ne do jemi opozita e parë e këtij vendi që në 30 vite tranzicion, vendosëm të vëmë vendin para partisë. Ndihem krenare që jam nismëtare e kësaj rezolute, që ne t’i çojmë përpara detyrat tona, duke vendosur interesin e vendit para çdo gjëje tjetër. Ky sistem është shfrytëzuar deri në fund nga kryetarët e partive, është sistemi më i keq që ka përdorur Shqipëria.

Edhe pse jam në opozitë, dua të sjell një shembull të ri që luftoj përballë një shoqërie maskiliste. Unë nuk jam ushqyer me bukën e kalbur që të dua partinë para vendit tim. Një vlerësim negativ për Shqipërinë, do t’i shtynte shanset tona për të paktën 3-4 vite. Vendimi duhet të ishte marrë që prej vitit 2017, por problemet tona të brendshme e shtyn. Shqipëria ka bërë hapa pas, dështoi me zgjedhjet lokale, ka presion mbi mediat, një opozitë të gjymtuar që sillet në mënyrë destruktive. Gjatë kësaj periudhe ka pas një progres të lehtë në procesin e Vettingut, ngritjen e KLGJ, KLP, etj”, deklaroi deputetja.

 

Tags: ramaRudina HajdariVETTINGUZgjedhjet

TË LIDHURA

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”
Politikë

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë
Aktualitet

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

18:33 | 17/03/2026
Next Post
Turqia gjobit Facebook-un/ Arsyeja

Turqia gjobit Facebook-un/ Arsyeja

‘Kush je ti? Lajmin do ta bëj’, Anila Basha: Kishte ndërhyrë Edi Rama

‘Kush je ti? Lajmin do ta bëj’, Anila Basha: Kishte ndërhyrë Edi Rama

Ja kush u zgjodh sot kryetar i Akademisë së Shkencave në Kosovë

Ja kush u zgjodh sot kryetar i Akademisë së Shkencave në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë
Bota

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë

by mirseda
22:52 | 17/03/2026
0

Ushtria izraelite do të vazhdojë të shënjestrojë këdo që “përbën kërcënim për shtetin e Izraelit”, përfshirë Udhëheqësin...

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

22:24 | 17/03/2026
Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

21:59 | 17/03/2026
Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

21:23 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com