jojobetjojobet girişholiganbetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

23 akuzat ndaj Berishës/ Fatos Klosi: I përfshirë në çdo ngjarje që ka tronditur vendin, Haxhia do e fundosë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
23 akuzat ndaj Berishës/ Fatos Klosi: I përfshirë në çdo ngjarje që ka tronditur vendin, Haxhia do e fundosë

Rëndohen akoma edhe më tepër pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ish-truproja e tij, Izet Haxhia ka dorëzuar një padi, duke e bërë përgjegjës ish-kryeministrin Berisha për plot 23 ngjarje që kanë tronditur Shqipërinë gjatë këtyre 30 viteve demokraci.

Marrja në pyetje e Haxhisë nga Prokuroria për Krimet e Rënda është një sinjal se gjërat po lëvizin, pasi ai e ka shoqëruar Berishën në të gjitha këto ngjarje. Haxhia e akuzon ish-kryeministrin për vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, përmes SHIK-ut nën drejtimin e Bashkim Gazidedes, grushtin e shtetit të ndodhur dy ditë pasi u vra ish-deputeti Azem Hajdari në 14 shtator të vitit 1998, krijimin e firmave piramidale, vrasjet e 2 prillit ‘99, etj.

Por përveç Haxhisë, një tjetër emër që ka dijeni për disa nga këto ngjarje është ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Klosi ka folur dje për padinë e Haxhisë, duke theksuar se Berisha është i përfshirë në shumicën e ngjarjeve. “Absolutisht, që në disa prej ngjarjeve të listuara nga Izet Haxhia, për mua padyshim që Sali Berisha ka dorë. Nuk habitem, pasi Berisha e ka pasur metodë punë këtë”, deklaroi ai.

Zhdukja e Remzi Hoxhës dhe 14 shtatori ‘98 dora e Berishës

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi vijoi më tej në prononcimin për gazetën “SOT”, teksa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se është ideatori dhe urdhëruesi i zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Madje, Klosi bëri përgjegjës Berishën edhe për grushtin e shtetit të vitit 1998, duke deklaruar se shfrytëzoi vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari për të përfituar kredo politike.

Sipas tij, marrja në pyetje e Izet Haxhisë nga Krimet e Rënda është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që presin drejtësi për të gjitha këto ngjarje. “Marrja në pyetje e Izet Haxhisë nga Krimet e Rënda është një ogur i mirë. Sa i takon akuzave që ai i adreson për Sali Berishën mendoj se janë akuza të dëgjuara, si në korridoret e politikës, ashtu edhe në kallaballëk. Por ky rast është interesant, pasi Izeti ka diferencën se i njeh këto 23 ngjarje si pjesëmarrës në to. Kështu që, deklaratat e tij janë shumë më të rëndësishme se sa opinionet që qarkullojnë.

Por për të 23 ngjarjet në fjalë, për të cilat Izeti akuzon Berishën, sidomos për disa, sikundër rrëmbimi i Remzi Hoxhës apo deri tek grushti i shtetit të vitit 1998, ato janë konsideruar se janë dorë e Berishës qysh kohë më parë. Pra, këto nuk janë gjë e re, por nga ana tjetër edhe unë pajtohem që Berisha ka gisht në to. Megjithatë, risia tani është se duke qenë se Izet Haxhia ka qenë dëshmitar okular ose pjesëmarrës në këto ngjarje, normalisht duhet të jetë më i besueshëm se sa opinionet. Pastaj i takon organeve kompetente të bëjnë diferencën”, u shpreh ai.

Ja pse dëshmia e Haxhisë duhet dëgjuar nga prokuroria

Duke u ndalur tek dëshmia që ish-truproja e Sali Berishës është duke dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Klosi theksoi se ajo është shumë e rëndësishme. Në këtë kontekst, Klosi u shpreh se dëshmia e Izet Haxhisë duhet të merret në konsideratë nga organi i akuzës, pasi sipas tij, ai jo vetëm që ka qenë dëshmitar okular në këto ngjarje, por dëshmia e tij, mund të jetë kyçe dhe të vulos fatin e këtyre dosjeve të bujshme, gjithmonë nëse do shoqërohet edhe me prova nga ana e Haxhisë.

“Fakti që prokuroria si në rastin konkret ajo e Krimeve të Rënda është vënë në lëvizje një vit më pas, pasi sikundër thatë ju që ky kallëzim është bërë nga Haxhia një vit më pas, është gjë e mirë. Pra, unë mendoj se Izet Haxhia është një person që duhet dëgjuar nga institucioni i akuzës. Pastaj e ka në dorë ajo që të bëjë diferencën se çfarë thotë njëri dhe çfarë thotë tjetri. Por mendoj se Haxhia duhet dëgjuar, pasi është një personazh i rëndësishëm dhe dëshmitar në gjithë këto ngjarje”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi./Gazeta SOT

 

Tags: Fatos KlosiKrimet e Rendasali berisha

TË LIDHURA

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real
Politikë

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real

21:22 | 21/03/2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos të martën
Aktualitet

Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos të martën

19:03 | 21/03/2026
Next Post
Ema Andrea në krah të Neritan Liçajt: Ndjej dëshpërim si vendi i punës fitohet nga partia

Ema Andrea në krah të Neritan Liçajt: Ndjej dëshpërim si vendi i punës fitohet nga partia

Parashikimet e motit për dimrin, zbuloni si do jenë temperaturat

Parashikimet e motit për dimrin, zbuloni si do jenë temperaturat

Shpërthim me tritol banesës së 40-vjeçarit në Fushë-Krujë

Shpërthim me tritol banesës së 40-vjeçarit në Fushë-Krujë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real
Politikë

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real

by mirseda
21:22 | 21/03/2026
0

Deputetja e Partise Demokratike Ina Zhupa, në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Individëve me Sindromën...

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani sulmon me dron Ambasadën Amerikane në Bagdad

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani sulmon me dron Ambasadën Amerikane në Bagdad

21:22 | 21/03/2026
G7 gati të mbështesë furnizimet globale me energji, nuk angazhohet për të vepruar në Lindjen e Mesme

G7 gati të mbështesë furnizimet globale me energji, nuk angazhohet për të vepruar në Lindjen e Mesme

21:05 | 21/03/2026
Irani dhe Izraeli nuk ndalojnë kërcënimet, paralajmërojnë për sulme të reja

Irani dhe Izraeli nuk ndalojnë kërcënimet, paralajmërojnë për sulme të reja

19:51 | 21/03/2026
“Egli Tako flet për raportin me Redonin: A janë në lidhje?”

“Egli Tako flet për raportin me Redonin: A janë në lidhje?”

19:47 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com