Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

DW: Shenja për dialog në Shqipëri

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
DW: Shenja për dialog në Shqipëri

Pas vendimit të Bundestagut për Shqipërinë, presidenti Ilir Meta e quan urgjente zgjidhjen e krizës së thellë politike. Kryeopozitari, Lulzim Basha është gati të ulet në tryezën e bisedimeve me Ramën por me kusht.

Votimi i deputetëve në Bundestag-un gjerman, në mbrëmjen e të enjtes ( 26.09.2019) në favor të Shqipërisë për hapje me BE të bisedimeve të pranimit, me 395 vota pro ndër 599 deputetët e pranishëm, është përshëndetur nga Johannes Hahn. Në një postim në median sociale, menjëherë pas votimit, Hahn e cilëson votimin „shumë të mirëpritur, rezultat të njohjes së progresit konkret, nxitje për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe besueshmërinë e BE”, shkruajti mbrëmë në Twitter Johannes Hahn, bën me dije Delegacioni i BE në Tiranë.

Meta – Politika të reflektojë, të zgjidhë krizën

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje në mbrëmjen e të enjtes forcave politike që të fillojnë “urgjentisht  punën për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta. Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare”, reagoi Meta mbrëmë në median sociale lidhur me vendimin e Bundestag-ut pro hapjes së negociatave.

Meta solli në vëmendje përpjekjet e deputetëve gjermanë në 4 muajt e protestave antiqeveritare të opozitës jashtëparlamentare pranverën e këtij viti dhe pas zgjedhjeve Lokale 2019, për të ulur në tryezën e bisedimeve qeverinë dhe opozitën jashtëparlamentare, të drejtuar nga PD, për të zgjidhur krizën e thellë politike dhe institucionale. Po të kishin dëgjuar këshillat e tyre me kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte, njëlloj si Maqedonia e Veriut” thekson Presidenti Meta në postimin e tij.

Basha: Gati për dialog me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) dhe i opozitës jashtë parlamentare, Lulzim Basha, pas vendimit të mbrëmshëm të Bundestag-ut është shprehur i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me Ramën. Për rreth 8 muaj Basha e ka kushtëzuar dialogun me largimin e Ramës nga posti i kryeministrit tani vendos një tjetër kusht: dialog me praninë e ndërkombëtarëve. “Unë dhe PD jemi dakord për një proces politik të propozuar nga faktori ndërkombëtar që të japim kontributin tonë për daljen nga kriza. Pak rëndësi ka ulja në një tryezë me apo pa Edi Ramën” deklaroi të enjten në mbrëmje Basha në një kanal televiziv të Tiranës. Kushtëzimi i dialogut me praninë e faktorit ndërkombëtar tregon vijimin e mosbesimit mes palëve politike në Shqipëri, pavarësisht thirrjeve të BE për të ndryshuar dhe shndërruar në kulturë politike kompromisin dhe dialogun.

Basha pranon dialogun me praninë e ndërkombëtarëve

Partia tjetër opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI), aleate me PD, është për një dialog pa kushte me qeverinë për të përmbushur të “gjitha kushtet dhe detyrimet dhe hapur rrugën integrimit evropian të Shqipërisë.”

Por të dyja partitë, PD dhe LSI, me peshë më të madhe në opozitën jashtë parlamentare, kanë të njëjtin qëndrim kur konsiderojnë “PO” në e kushtëzuar të Bundestag-ut pasojë të “dështimit të qeverisë dhe hapave prapa që ka bërë Shqipëria që nga 2018” .

Një qëndrim i tillë përforcohet ngaqë Maqedonia e Veriut, ndryshe nga Shqipëria, mori mbrëmë me më shumë vota një “PO” të pakushtëzuar nga partitë politike parlamentare të Gjermanisë. Kjo e bën pa pengesa rrugën e saj drejt një vendimi pozitiv të Këshillit Evropian në takimin e tij në Bruksel, muajin e ardhshëm më 18 tetor, nëse kjo datë mbetet e pandryshuar.

Por gjasat janë që kjo datë edhe mund të shtyhet. Konferenca Ndërqeveritare shënon fillimin zyrtar të procesit të hapjes së negociatave të pranimit. Plotësimi i kushteve të grupi të parë, të vëna Shqipërisë nga Gjermania, para kësaj konference Ndërqeveritare kërkon kohë. Por ajo duhet të zhvillohet atëherë kur Qeveria Gjermane të shohë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe marrjen e vendimit për kryerjen e Reformës Zgjedhore në Shqipëri.

Në mënyrë të qartë dhe pa ekuivokë deputetët gjermanë kërkojnë që kjo reformë të bëhet “në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it, të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave elektorale në Shqipëri, në bazë të rezultateve të Komisionit ad hoc për reformën zgjedhore”. Shtyrja e takimit të Këshillit Evropian të 18 tetorit, mund t’i japë kohë Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE, pro hapjes së negociatave të pranimit për Shqipërinë, të bindin Francën dhe Holandën për të ndryshuar skepticizmin e tyre e t’i bashkohen shumicës për një vendim  pozitiv./DW

 

Tags: DWedi ramailir metakriza politikelulzim bashamarreveshje

TË LIDHURA

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat
Aktualitet

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend
Aktualitet

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi
Aktualitet

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Next Post
Meta në komisionin hetimor, Fuga: Ky është turp, mirë bëri që anuloi zgjedhjet

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, Meta dekreton rishpalljen e thirrjes së kandidaturave

Pak muaj më parë dha dorëheqje, Gattuso mund të rikthehet si trajner i Milanit

Pak muaj më parë dha dorëheqje, Gattuso mund të rikthehet si trajner i Milanit

Çuçi në Selenicë: 3 miliardë lekë investime për mbrojtjen nga përmbytja e lumit Vjosë

Çuçi në Selenicë: 3 miliardë lekë investime për mbrojtjen nga përmbytja e lumit Vjosë

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kërkon falje pas skandalit për korrupsion
Bota

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kërkon falje pas skandalit për korrupsion

by mirseda
09:10 | 13/06/2025
0

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u kërkoi sot bashkatdhetarëve të tij falje pas akuzave të reja për korrupsion....

BOTA në këmbë, reagon pas shpërthimit të luftimeve Izrael-Iran

BOTA në këmbë, reagon pas shpërthimit të luftimeve Izrael-Iran

08:36 | 13/06/2025
“S’do të kthehemi në fushëbetejë”, Jordania mbyll hapësirën e saj ajrore mes tensioneve Izrael-Iran

“S’do të kthehemi në fushëbetejë”, Jordania mbyll hapësirën e saj ajrore mes tensioneve Izrael-Iran

08:18 | 13/06/2025
Parashikimi i motit për sot, 13 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 13 qershor 2025

08:13 | 13/06/2025
Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

23:03 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com