Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Fevziu ‘skanon’ politikën shqiptare: Kemi një Parlament ku të zë tmerri, opozita gaboi me djegien e mandateve

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Gazetari dhe moderatori i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu, ka analizuar situatën aktuale politike në vend. Gjatë një forumi në UET, teksa po përgatitet për të sjellë librin e tij të ri ‘Tirona e nonës’, Fevziu është ndalur te problemet e opozitës, qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, parlamentit aktual dhe presidentit Ilir Meta.

Sipas Fevziut, djegia e mandateve nga opozita ishte një veprim i gabuar. Ai shton më tej se opozita me publikimin e përgjimeve të zgjedhjeve, do ishte shumë herë më e fuqishme nëse do të bënte një aksion opozitar brenda parlamentit.

“Nëse më pyet mua personalisht, unë mendoj që lënia mandateve ka qenë veprim i gabuar, sepse mendoj që opozita sidomos me publikimin e përgjimeve të zgjedhjeve do ishte shumë herë më e fuqishme nëse do të bënte një aksion opozitar brenda parlamentit, duke kërcënuar me mos hyrje në zgjedhje.

Ndoshta djegia e mandateve ishte një veprim që u kalkulua duke menduar që kundërshtari do të dorëzohej më shpejt, ose ndoshta ishte një veprim i nxituar. Sepse ose dorëzon mandatet dhe sillesh si një forcë jashtë politike, ose qëndron në parlament dhe ndjek rrugën parlamentare të denoncimeve dhe agresive”, thotë Fevziu.

Referuar parlamentit aktual, gazetari e cilëson si të tmerrshëm sa i takon formimit të deputetëve. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai është shprehur se përfshirja e njerëzve me precedentë penalë, mbetet modeli më i keq që mund t’i japësh sot të rinjve.

“Sot ke një parlament në të cilin të zë tmerri, dhe ai i mëparshmi, që të zë tmerri çfarë formimi kanë. Përfshirja në politikë e njerëzve me precedentë penalë, e njerëzve problematikë për shoqërinë, është modeli më i keq që mund t’i japësh sot të rinjve, studentëve”, deklaron Fevziu.

Duke folur për Ilir Metën, gazetari e cilëson presidentin shpesh të palexueshëm. Fevziu ka deklaruar se Meta është ndër personazhet pak më të vështirë për t’u lexuar, e ndërsa shumica e mesazheve që komunikon janë mesazhe për Ramën.

“Ilir Meta është moshatari im, kemi qenë në shkollë bashkë. Meta është ndër personazhet pak më të vështirë për t’u lexuar, sepse në jetën e tij politike ka treguar momente të çuditshëm, jo të uljeve dhe ngritjeve që janë karakteristikë të politikanëve, por dhe një stil të çuditshëm të përqasjes ndaj fenomeneve. Ka bërë dorëheqje spektakolare kur nuk ka qenë e nevojshme, është rikthyer kur është dukur e pamundur.

Në këto ditët e fundit, duhet të jesh Edi Rama që të kuptosh çfarë do të thotë Ilir Meta. Sepse shumica e mesazheve që komunikon Presidenti janë mesazhe për Ramën, kështu që s’di çfarë të them, çfarë do të thotë dhe çfarë jo. Herë më duket sikur do të negociojë, herë sikur do të mbrojë pozitat e veta, herë sikur ka kalkuluar gabim, por kjo është gjithmonë analizë. Nuk është informacion, që opozita të ketë menduar se Rama do të tërhiqet si në rastin e çadrës, do gjejë një marrëveshje”.

I pyetur për ecurinë e qeverisë në dy mandatet e saj, sipas Fevziut qeveria Rama ka patur probleme të shumta. Moderatori i “Opinion” sqaron më tej se një pjesë e mandatit shkoi për të sqaruar çështjen e Saimir Tahirit, një pjesë për çështjen e Babales, Fatmir Xhafës, tenderin e Unazës së Re, së fundmi dalja e opozitës nga parlamenti.

“Mendoj që Rama ka patur probleme shumë të mëdha që në mandatin e parë të qeverisjes. Gjë që qeverive nuk iu shfaqen dukshëm në mandatin e parë, në mandatin e dytë, është një mandat që më shumë se sa të qeverisë ka ndenjur për të balancuar goditjet politike dhe mediatike që ka marrë. Një pjesë e mandatit shkoi për të sqaruar çështjen e Saimir Tahirit, një pjesë për çështjen e Babales, Fatmir Xhafës, tenderin e Unazës së Re, së fundmi dalja e opozitës nga parlamenti.

Jo të gjitha varen nga qeveria, por problemi është që kjo qeveri nuk ka diktuar një agjendë të sajën. Rama në zgjedhjet e 2017 ka fituar me tepsinë dhe tenxheren pa bërë asnjë premtim elektoral. Nëse ti sot bën një shikim të premtive elektorale, siç na ndodhi në 2017, që ne morëm çfarë kishte premtuar në fushatë dhe çfarë kishte bërë, ti sot nuk i gjen asnjë premtim. Ishte një fushatë folklorike që më shumë u mbështet tek gallata, tek tepsia, timoni, batutat folklorike, sesa ke premtimet apo program i mirëfilltë. Sot asnjë nga ju nuk mund të thotë çfarë ka premtuar qeveria. Kjo e bën shumë të vështirë kërkimin e llogarisë. Është një ngërç që zakonisht është një mallkim i mandatit të dytë, ndodh shpesh me gjithë kryeministrat, por ky e ka tejkaluar, i ka ndodhur përpara Ramës, që në fillimet e veta”, u shpreh Fevziu.

 

 

Tags: bashablendi fevziuMetaopinionrama

TË LIDHURA

Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

14:06 | 09/06/2026
Aktualitet

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026
Aktualitet

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Next Post

Ruçi: Nënë Tereza, heroina e dhimbjes dhe e dashurisë njerëzore

"Shpëtuan falë ndërhyrjes në kohë", Rama publikon pamjet (video)

"Tani është radha jonë", zbardhet thirrja urgjente e LSI-së







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

by mirseda
14:06 | 09/06/2026
0

Ndonëse si kundër kryeministri Rama edhe ai është në shënjestër të protestës së qytetarëve që ka hyrë...

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

13:54 | 09/06/2026

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com