Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Të tmerruar nga kushtet? Reagon OBSH për shëndetësinë në Shqipëri

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Të tmerruar nga kushtet? Reagon OBSH për shëndetësinë në Shqipëri

Pas një shkrimi të publikuar sot në media në lidhje me problemet që ka konstatuar Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, ka reaguar edhe përfaqësuesi i kësaj të fundit, Dr. Raul Gonzalez. Doktori tregon se OBSH ka kryer kontrolle në sektorët përkatës dhe natyrisht ka dhënë këshilla me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

Sipas tij, OBSH ka bashkëpunuar ngushtë me qeverinë dhe natyrisht ka dhënë edhe këshillat për përmirësime dhe kjo shton ai, është mbështetur fort edhe nga ana e qeverisë shqiptare. Shkrim i publikuar sot, theksonte mes tjerash se në një nga qendra shëndetësore kishte ende në përdorim pajisje mjekësore me rreze X e vitit 1918.

Përfaqësuesi i OBSH në vendin tonë gjithashtu pohon se ka qenë personalisht dhe e ka parë nga afër këtë qendër, ndërsa thotë se ajo është transformuar rrënjësisht falë një kontributi të rëndësishëm të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Reagimi i plotë:

Duke shfletuar shtypin e sotëm digjital, një titull gazete më tërhoqi vëmendjen. Në të, akronimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë – OBSH, ishte kombinuar me fjalën “e tmerrshme”. Kjo më bëri ta vazhdoja leximin. Artikulli i referohej një raporti të realizuar nga OBSH në fillim të vitit 2018, por për çudi, paraqitej sikur të ishte bërë kohët e fundit. Në këtë artikull, theksi vihej në një fjali: “Një qendër kishte ende në funksionim pajisje me rreze X nga viti 1918, e denjë për një muze”.

Reagimi im i menjëhershëm ishte kontrolli i burimit fillestar te artikullit, raportit të OBSH. Po, aty është përmendur data e pajisjes, por ne (OBSH) nuk jemi të tmerruar. Ne punojmë për shëndetin e njerëzve dhe një nga funksionet tona kryesore është të vlerësojmë dhe ofrojmë këshilla për qeveritë për shëndetin dhe shëndetësinë. Ne kemi kryer një vlerësim të shpejtë të Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP) në Shqipëri dy vjet më parë, kemi dhënë rekomandime dhe qeveria e Shqipërisë ka qenë jashtëzakonisht e gatshme për të marrë parasysh këto rekomandime. Një investim i madh është bërë në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP), me 80 qendra shëndetësore tashmë të rinovuara dhe 100 qendra shëndetësore në rindërtim, në kuadrin e një plani për të modernizuar 300 objekte deri në vitin 2021, duke kontribuar në mënyrë efektive në fuqizimin e rrjetit të kujdesit shëndetësor parësor.

Ky është drejtimi i duhur: Kujdesi Shëndetësor Parësor është gur-themeli i Mbulimit Shëndetësor Universal. Kur analizojmë një situatë shëndetësore është me rëndësi themelore të formulojmë pyetjen: a po shkojmë në drejtimin e duhur? Dhe përgjigja për këtë pyetje nuk jepet përmes një fotoje te vjetër; por është analiza e trendeve (prirjeve) ajo që na e jep përgjigjen.

Isha kureshtar për qendrën shëndetësore të përmendur në artikull dhe, përsëri, shkova të kontrolloja se çfarë është bërë në atë qendër. Ajo që gjeta është se qendra tashmë është rinovuar me një kontribut të rëndësishëm të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim duke ofruar shërbime cilësore për dyzet e pesë mijë qytetarë. Ky është një shembull i bashkëpunimit midis Qeverisë së Shqipërisë, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe OBSH për të përparuar në Mbulimin Universal Shëndetësor në Shqipëri.

Tags: kushteOBSHshendetesishqiperi

TË LIDHURA

Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!
Aktualitet

Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!

09:15 | 10/02/2026
FOTO nga Brukseli/ Rama shfaqet krah Presidentit të Këshillit Europian: Miku im i çmuar…
Aktualitet

FOTO nga Brukseli/ Rama shfaqet krah Presidentit të Këshillit Europian: Miku im i çmuar…

09:13 | 10/02/2026
Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Next Post
Ndarja nga jeta e të atit, Kostandin Xhuvani kërkon leje nga burgu

Ndarja nga jeta e të atit, Kostandin Xhuvani kërkon leje nga burgu

Akuzat për Valdrin Pjetrin, PD i drejtohet Prokurorisë

Akuzat për Valdrin Pjetrin, PD i drejtohet Prokurorisë

Merkel: Dua të kujtohem vetëm për një gjë

Merkel: Dua të kujtohem vetëm për një gjë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Abuzonte me fëmijë të vegjël, arrestohet punonjësi i çerdhes në Britani
Bota

Abuzonte me fëmijë të vegjël, arrestohet punonjësi i çerdhes në Britani

by mirseda
09:17 | 10/02/2026
0

Një punonjës 30-vjeçar i një çerdheje në Britani, Nathan Bennett, është arrestuar për abuzim seksual me të...

Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!

Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!

09:15 | 10/02/2026
FOTO nga Brukseli/ Rama shfaqet krah Presidentit të Këshillit Europian: Miku im i çmuar…

FOTO nga Brukseli/ Rama shfaqet krah Presidentit të Këshillit Europian: Miku im i çmuar…

09:13 | 10/02/2026
Raporti për korrupsionin i Transparency International për 2025, ku renditet Shqipëria

Raporti për korrupsionin i Transparency International për 2025, ku renditet Shqipëria

09:11 | 10/02/2026
Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com