Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Ramës për kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri, për të cilin u shpreh se edhe vëllai i tij të jetë, “s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua”.
Sipas Partisë Demkratike, Rama heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin.
Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se Rama cilësohet si kryeministri që promovoi krimin, ndërsa paralajmëroi se “lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi”.
“Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edi rama kriminelë të veshur me pushtet.
Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.
Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!
Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki”, thuhet në reagimin e PD-së.