Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Përgjimet e BILD u lanë përgjysmë”, Lefter Maliqi: Ja kur do të mbahen zgjedhjet

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Përgjimet e BILD u lanë përgjysmë”, Lefter Maliqi: Ja kur do të mbahen zgjedhjet

Deputeti Lefter Maliqi ka folur rreth krizës politike që ka përfshirë vendin, duke u shprehur se kjo situatë sa po vjen dhe po përkeqësohet.

I ftuar në Fax News, Maliqi tha se është pro shpërndarjes së Kuvendit, teksa shprehet se është kthyer në një institucion qesharak. Ai foli edhe për nismën e qeverisë për të shkarkuar presidentin Meta, duke e quajtur të si skandaloze.

“Situata është drejt një përkeqësimi të rëndë, pavarësisht se unë në nisje jam shprehur kundër djegies së mandateve të opozitës, unë kudo kam reaguar për këtë keqqeverisje, për faktin që Kuvendi është kthyer në një fasadë, pasi miratohet çdo ligj që kërkon zoti Rama.

Unë kam qenë një zë kundra dhe që në momentet e para kam qenë që ky parlament të shpërndahet sa më shpejt, pasi është bërë qesharak në sytë e qytetarëve. Ka deputetë të opozitës së re që nuk dinë të lexojnë, njësoj si në PS, po këta të paktën nuk dalin në media që të flasin, pra vendi është në një krizë të madhe, për shkak të sistemit të miratuar në 2008-tën.

Ndodh që në krye të qarkut ka njerëz analfabetë dhe janë në Kuvend, vetëm për shkak të renditjes nga kryetarët e partive në listë. Parlamenti i shërben vetëm socialistëve, skandali më i fundit është nisma për të shkarkuar presidentin, është një lojë dhe Teatër i tyre, jo më kot iu drejtuan komisionit të Venecias, për të marrë mendim”, u shpreh Maliqi.

Maliqi u shpreh se vendimi i Metës për të mos njohur 30 qershorin, ishte me vend pasi situata mund të kishte agravuar deri në përplasje fizike.

“Presidenti i shërbeu uljes së gjakrave, pasi mund të kishte pasur përplasje në 30 Qershor, ka pasur viktima në kushte normale, jo më tani që situata është në kushtet e të jashtëligjshmes.

Edhe raporti paraprak i OSBE-OHDIRIT e thoshte se mungesa e garës dëmtonte rëndë procesin, Rama nuk pyet për vendime gjykate, unë jam i pari që e them se presidenti ka të drejtë ligjore që të shkrijë Kuvendin, pasi nuk ka 140 deputetë siç e parashikon Kushtetuta e vendit”, u shpreh Maliqi.

Sipas deputetit në pranverën e ardhshme do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare, ndërsa në një detaj tejet interesant u shpreh se përgjimet e Bild, që kanë dalë vetëm pjesërisht janë bllokuar me urdhër të vetë disa segmenteve të BE-së.

“Nuk ka opozitë të re, prandaj unë nuk jam pjesë e dy grupeve parlamentare që janë krijuar në Kuvend, ata nuk përfaqësojnë popullin. Ne jemi 6 vite mbrapa me këtë qeverisje, pasi Berisha kishte vërtet gabimet e saj po shtroi mijëra kilometra rrugë, dhe hoqi vizat për të gjithë shqiptarët.

Kjo që po ndodh është një megallomani e madhe, ai është një njeri që nuk do familjen e vetë, dhe ndihet mirë kur shqiptarët vuajnë.

Unë jam që opozita e bashkuar dhe me Ramën kryeministër, opozita do t’i fitonte zgjedhjet, pasi e treguan edhe numri i votuesve në 30 Qershor. Pranvera e ardhshme do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, do të ketë ndërhyrje të ndërkombëtarëve, është ndërhyrë në BE që të ndalohet publikimi i tyre nga ana e BILD. Kam dijeni se do të ishte në të mirën e shqiptarëve që këto përgjime të mos publikoheshin.

Duhet të largohen të gjithë ata politikanë që nuk kanë mbështetje nga ana e qytetarëve, unë jam për të vendosur listat e hapura, me 100 zona”, përfundoi Maliqi.

 

Tags: edi ramailir metaLefter MaliqiZgjedhjet

TË LIDHURA

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

22:58 | 01/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt
Politikë

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Next Post
Përdorimi i alkoolit dhe duhanit nga prindërit, ndikon negativisht në mirëqenien e fëmijëve 

Përdorimi i alkoolit dhe duhanit nga prindërit, ndikon negativisht në mirëqenien e fëmijëve 

Ta bësh botën të pasigurtë, Vladimir Putini 20 vite në pushtet

Ta bësh botën të pasigurtë, Vladimir Putini 20 vite në pushtet

Skandali i përgjimeve në Maqedoni, reagon ish-kryeprokurorja Janeva

Skandali i përgjimeve në Maqedoni, reagon ish-kryeprokurorja Janeva







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com