E mërkurë, 30 Shtator, 2020
13 C
Tirana

Përdorimi i alkoolit dhe duhanit nga prindërit, ndikon negativisht në mirëqenien e fëmijëve 

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Të gjithë e dimë se përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogave, e dëmton shëndetin tonë. Por shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm, se përdorimi prej tyre i këtyre substancave, mund të ndikojë ndonjëherë edhe në shëndetin dhe mirëqenien e të tjerëve, përfshirë fëmijët e tyre.

Merrni për shembull duhanpirjen. Efekti i tij negativ në mirëqenien e fëmijëve, është dëshmuar aq mire, sa që pirja e duhanit në makina ku ndodhen fëmijë nën 18 vjeç, është ndaluar në Uells të Britanisë së Madhe që në vitin 2015.

Shëbimi Shëndetësor Kombëtar në Britani,vlerëson se çdo vit 300.000 vizita tek mjeku, dhe 9.500 pranime në spital, vijnë për shkak të ekspozimit të fëmijëve ndaj tymit të duhanit të të tjerëve. Ndërsa dihet më pak mbi dëmet dytësore, që vijnë nga konsumi i alkoolit dhe drogës nga ana e prindërve, ne e dimë tashmë se deri në 30 për qind e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar, jetojnë me të paktën një prind ose kujdestar që pi alkool, dhe se 6 për qind prej tyre jetojnë me një prind, që është i varur nga alkooli.

Gjithashtu, 8 për qind e fëmijëve jetojnë jetojnë me të paktën një prind ose kujdestar, që e përdor drogën të paktën 1 herë në muaj, dhe 3 për qind e tyre jetojnë me një prind që është i ndërvarur nga droga. Këto shifra mund të duken të vogla, por meqë në Britani ka afro 15 milionë njerëz të moshës 18 vjeç e poshtë, kjo do të thotë se gati 500.000 fëmijë mund të jetojnë me një të rritur të varur nga droga.

Por familjet janë të ndërlikuara sesa kaq. Për shembull, ndërsa ngjan e thjeshtë të sugjerosh që fëmijët të ekspozuar ndaj tymit të duhanit, mund të kenë probleme me frymëmarrjen, studiuesit po ndërgjegjësohen mbi shumë aspekte të tjera, ku sjellja prindërore dhe mjedisi mund të ndikojnë tek fëmijët.

Lexo edhe :   Si e luftojnë fëmijët koronavirusin
Lexo edhe :   Si e luftojnë fëmijët koronavirusin

Për shembull, pirja e duhanit, alkoolit dhe drogës, i shpenzojnë të gjitha paratë që fitojnë, duke vënë në vështirësi serioze financiare të gjithë familjen. Për më tepër, aktivitetet që përfshijnë substance, mund t’i largojnë prindërit nga fëmijët e tyre, gjë që mund t’u shkaktojë këtyre të fundit stres dhe konflikte në shtëpi.

Në një studim të ri, u shqyrtuan efektet e përdorimit të substancave mbi mirëqenien e fëmijëve. Kjo përfshinte mirëqenien fizike, psikologjike (shëndetin mendor), atë njohës (i matur përmes ecurisë në shkollë), sociale (matur nëse fëmijët kishin marrëdhënie pozitive, apo sjellje antisociale) dhe ekonomike (për shembull, nëse familja kërkon mbështetje financiare).

Në vend se të ndiqej qasja më tipike, për të shqyrtuar përdorimin e vetëm një substance, u analizua se si përdorimi i kombinuar i alkoolit, drogës dhe duhanit nga ana e prindërve, ndikon tek fëmijët e tyre.

Në këtë studim, u përdorën si referencë 56 studime të mëparshme, dhe në fund u zbulua se në përgjithësi, përdorimi i substancave nga prindërit, shoqërohej me një ulje të mirëqenies së fëmijëve në të pesta fushat e lartpërmendura. Interesant ishte fakti, që ky efekt rezistonte me kalimin e kohës.

Gjithashtu, u zbulua se edhe përdorimi i substancave nga të cilat prindërit nuk ishin të ndërvarur, ndikon gjithashtu në mirëqenien e fëmijëve. Ndërkohë, përdorimi i alkoolit nga prindërit, kishte rreziqe të ngjashme për mirëqenien e fëmijëve si përdorimi i duhanit, çka sugjeron që thjesht përdorimi i një substance, mund të ishte i dëmshëm për mirëqenien e fëmijëve.

Studimi tregoi se përdorimi i drogës nga prindërit, kishte efektin më të madh negativ mbi mirëqenien e fëmijëve, krahasuar me alkoolin apo duhanin. Kjo shpjegohet me natyrën e paligjshme të përdorimit të drogës, çka i vë prindërit në rrezik për t’u gjobitur apo arrestuar, gjë që mund të promovojë varfërinë dhe vështirësi financiare ekstreme për gjithë familjen./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sot nis vaksinimi për gripin, Manastirliu tregon si do veprohet

Nga sot do të nisë vaksinimi për gripin. Këtë e ka konfirmuar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në “Open”, mbrëmjen e djeshme. Ajo tha...

Rezultoi pozitiv në fillim të shtatorit/ Berlusconi mposht koronavirusin

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka fituar betejën me koronavirusin pas pothuajse tre javësh i infektuar. Sipas mediave italiane, Berlusconi ka rezultuar negativ në tamponin e...

Horoskopi, 30 shtator 2020/ Çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Dashi Komoditeti i shtëpisë, miqve dhe familjes do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë në çdo kohë shqetësuese ose të pasigurt. Njerëzit që kujdesen më shumë...

Moti sot, alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites, duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja...

Në kërkim për vr*sje në tentativë: Arrestohet i riu, kanosi dhe djalin e deputetit të PS

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme shtetasin Lajden Kadilli. 27-vjeçari akuzohet për “vrasje e mbetur në tentative” ndaj shtetasit Gentian Rrahmani. Vendimi...