Pas tërmetit 4.8 ballë, një tjetër tërmet ka tronditur qytetin e Korçës. Raportohet se tërmeti i dytë ka qenë 3.4 ballë i shkallës Righter dhe banorëve iu është shtuar edhe më shumë frika e një tragjedie.
Epiqendra e tij ka qenë 6 kilometra larg Bilishtit. Kujtojmë se ky qytet prej disa muajsh nuk gjen qetësi nga tërmetet e shumta.