Politikë

“Po tani që ra tërmeti, çfarë keni për të thënë?”, Artan Hoxha ironizon Metën

               Publikuar në : 18:40 - 31/07/19 M. S

Sikundër ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili vinte theksin tek paralajmërimi i presidentit Meta për tërmetet, një koment ka ardhur nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Tërmeti në Korçë/ Ish-ministri: Meta nuk gabon, lëvizni sa nuk është vonë!

Ky i fundit vë në dukje me anë të një statusi në Facebook, se kreu i Shtetit nuk përcjell paralajmërime të kota.

“He me, po tani që ra tërmeti, çfarë keni për të thënë????!!!!!”, shkruan ai më tone ironike.


Dy ditë më parë, kreu i Shtetit vuri alarmin. Presidenti ngriti pyetjet për kapacitetet që ka Shqipëria në përballimin e ngjarjeve të tilla, dhe masat që mund të jenë marrë nga Ministria e Mbrojtjes për të minimizuar pasojat nëse do të ketë një tërmet të tillë.

Në përfundim të shkresës, Presidenti shprehej i gatshëm edhe të mbledhë Këshillin e Sigurisë qoftë edhe vetëm për këtë çështje.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT