Të shpërndarë në të gjithë vendit, bunkerët janë një nga elementët më identifikues në vendit tonë që prej komunizmit. U ndërtuan me qëllim ruajtjen nga armiqtë në rast lufte, e prej atëherë vazhdojnë të jenë ekzistues.
Disa prej të cilave kanë ndryshuar funksionin, duke u kthyer në muze, restorante apo hotele. Por, disa të tjera janë të braktisura, duke rrezikuar edhe zhdukjen. Por, bunkerët në Shqipëri gjithmonë tërheqin vëmendjen e turistëve, duke qenë nja atraksion i madh.
Media britanike Daily Mail i ka dedikuar një artikull fotografit Robert Hackman dhe projektit të tij gati 10-vjeçar mbi bunkerët në Shqipëri.
Fotografi britanik gjatë 10 viteve të fundit ka udhëtuar në të gjithë Shqipërinë. Dhe gjatë kësaj kohe ka fotografuar të paktën 250 bunkerë. Për këtë gjë ka bërë edhe një libër të titulluar ‘Metamorfoza: Ripërdorimi i Bunkerëve Shqiptarë nga epoka komuniste’. Hackman e përshkroi librin si një dokument i triumfit të popullit mbi shtypjen.
“Doja të dokumentoja një kapitull tranzicioni të historisë shqiptare. Duke mos treguar vetëm bunkerët, por edhe popullin shqiptar dhe vendin e tyre. E dija që ishte një temë e pazakontë dhe doja të krijoja një projekt fotozhenik shumë të mirë. Pronarët kanë qenë shumë dashamirës dhe të lumtur t’i fotografoja, madje në pjesën më të madhe të rasteve nuk më linin të ikja pa pirë raki.”
Gjatë kohës që u përfshi edhe më shumë në projekt, Hackman kuptoi që bunkerët ishin duke u zhdukur shumë shpejt. Edhe pse ato mbrohen nga qeveria, përsëri numri i bunkerëve është duke u ulur. Sipas tij, njerëzit e varfër në vend përdorin eksploziv për t’i shpërthyer dhe shesin hekurin. Kjo pasi çmimi i kësaj të fundit është i lartë.
“Mendoj se komuniteti lokal ka humbur një mundësi shumë të mirë për të qenë rojtarë të së shkuarës. Veçanërisht të atyre që kanë vuajtur nën udhëheqjen e Enver Hoxhës. Duke i mohuar kështu vetes mundësinë për të pasur të ardhura të jashtëzakonshme nga turizmi.”
Bunkerët u ndërtuan në malet me dëborë, në plazhe me rërë, livadhe, pyje dhe madje edhe në nëntokë. Pasoi ndarjen e Hoxhës me Bashkimin Sovjetik të Nikita Kruschevit dhe armiqësinë që kishte ndaj NATO-s, pasi i druhej sulmeve ajrore nga të gjitha palët. Betoni i tyre ishte i përforcuar me çelik dhe hekur, dhe ato u ndërtuan në madhësi.
Ata patën një ndikim kolosal për ekonominë e Shqipërisë dhe i vetmi përdorim i tyre ka qenë gjatë trazirave në vend në vitet ’90-të. Si edhe gjatë Luftës së Kosovës në 1999.
Dhe sot, më shumë se 25 vjet nga rënia e komunistëve, bunkerët e mëdhenj janë shndërruar në hambarë delesh, bare, restorante, tualete publike, hotele, muze dhe shtëpi./ Burimi: Daily Mail Përshtati: TIRANA TODAY