E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

“S’kam asnjë qelizë greke”, Shehu: Rama po ndan kombet me këto teori të rrezikshme

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama, i cili u shpreh se nuk ka asnjë qelizë greke në gjakun e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu e cilëson këtë deklaratë si të papërshtatshme për një kryeministër të një vendi, që aspiron të jetë pjesë e BE-së.

Të kërkosh të gjesh dhe të ndash kombet me të tilla “karakteristika qelizore”, është si të kërkosh të ringjallësh teoritë e rrezikshme të “racave të pastra”, teori që Evropës i kushtuan jo shumë larg, miliona viktima”, shkruan ai në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Rama vetem i kompleksuar?!
Me habiti thelle deklarata e djeshme e Kryeministrit mbi “perberjen e qelizave te gjakut te tij”. Se pari deklarata e Rames se nuk ka asnje “qelize te gjakut grek” eshte sa cfaqje e komplekseve aq dhe e pa pershtateshme, vecanerrisht per nje Kryeminister te nje vendi europian, fqinje me Greqine e qe aspiron te jete pjese e BE.

Se dyti “gjaku e qelizat e tij” si dhe tonat, jane krejt te njejta si tek shqiptaret ashtu dhe tek greket, italianet, australianet, kongolezet, kinezet etj; nuk kane asnje ndryshim midis tyre. Secili prej nesh ne rast nevoje mund te marre gjakun e njeri tjetrit, mjafton qe te respektohen rregullat universale te transfuzioneve.

Se treti dua t’i kujtoj Z. Rames se ne jetojme ne Ballkan, ku perzjerjet njerrezore gjate historise jane shume te nderlikuara, te gjera, te ndersjellta, sa karakteristikat genetike midis nesh pothuajse jane shuar, vecanerrisht midis popujve, qe kane bashkejetuar afer njeri tjerit ne mijera vjecare, sic eshte rasti i ilireve, arberve, shqiptareve, athinasve, grekeve etj. etj.

Te kerkosh te gjesh dhe te ndash kombet me te tilla “karakteristika qelizore”, eshte si te kerkosh te ringjallesh teorite e rrezikeshme te “racave te pastra”, teori qe Europes i kushtuan jo shume larg, miliona viktima.

Lexo edhe :   Soreca: Konferenca Ndërqeveritare duhet të mbahet brenda këtij viti
Lexo edhe :   Soreca: Konferenca Ndërqeveritare duhet të mbahet brenda këtij viti

Nderkaq Kryeministri shton edhe qe gjaku i tij ka perzjerje te tjera…!? Nuk e kuptoj pse e ben kete, ndoshta per te perkedhelur dike tjeter, por sidoqofte i sygjeroj te largohet nga te tilla teori shume te rrezikeshme e te tejkaluara tashme ne Europen, ku ne aspirojme te shkojme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...

PD e vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes “Becchetti”

Pak kohë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro, për konfliktin me biznesmenin...

Hoxhë Hasan Tahsini, në fokus të Akademisë për Studime të Çamërisë

Hoxhë Hasan Tahsini ka qenë në fokus të Akademisë së Studimeve për Çamërinë. Simpoziumi shkencor i Akademisë së Studimeve për Çamërinë është mbajtur në...

Për periudhën janar-prill janë shpenzuar 14 mln USD për 499 mijë të vaksinuar

Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 janë shpenzuar rreth 14 milonë dollarë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë....

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...