E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Presidenti Thaçi: I gatshëm të shpall menjëherë zgjedhjet e reja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar ditën e sotme një takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka. Mësohet se ky takim është organizuar për të biseduar për gatishmërinë e KQZ-së Kosovë, për të organizuar zgjedhje të parakohshme nëse do lindë nevoja.

Sipas mediave kosovare, presidenti Thaçi ka thënë se në përputhje me obligimin kushtetues që del nga Neni 95, do t’i shterojë të gjitha mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të gjendet një përgjigje për realitetin e ri politik.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”, është shprehur Thaçi.

Nga ana tjetër, ai shton se kryetarja Daka ka njoftuar se KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme në çdo kohë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re, funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...

Grabitësit në sulm në lagjen e ‘VIP-ave’, tentojnë të djegin dy mjete

Dy ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi...

Greqi/ Tërmeti “zgjon” Kretën

Një tërmet me intensitet 3.9 të shkallës Rihter ka zgjuar mëngjesin e sotëm Kretën, në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u regjistrua rreth...

Blerja e energjisë zhvlerëson lekun, euro në nivelin më të lartë nga korriku

Euro është forcuar ndjeshëm sot në tregun e brendshëm valutor, duke reflektuar kërkesën e lartë për valutë për blerjen e energjisë. Sipas kursit zyrtar të...