Presidenti Ilir Meta shprehet se falë tij Shqipëria merr vazhdimisht rekomandimin për hapjen e negociatave. Ai nuk ka lënë pas edhe goditjet e njëpasnjëshme ndaj Ramës, duke nënvizuar se ai po i keqpërdor ndërkombëtarët. Në vazhdën e akuzave, kreu i Shtetit tha se integrimi nuk realizohet me qoka dhe lobingje. Sipas tij, kushtet janë përkeqësuar, e po kështu edhe standardet. Mungesa e qëllimshme e dialogut politik, e ka çuar vendin deri këtu.
“Siç ka shqiptarë të ndryshëm, ka edhe ndërkombëtarë të ndryshëm. Po e përsëris dhe do e ripërsëris.
Nuk realizohet integrimi me qoka dhe lobingje.
Janë disa standarde të Kopenhagenit që as kanë ndryshuar, dhe as do të ndryshojë pavarësisht se ka tentativa për t’i futur thika pas shpine BE-së. Integrimi në BE është dëshira e të gjithë shqiptarëve.
Nëse e ka Shqipëria rekomandimin pozitiv, e ka veç prej konsensusit 140 veta dhe prej konsensusit që u arrit në zyrën e Ilir Metës.
Lërini qokat, kushtet janë përkeqësuar edhe standardet. Mungesa e qëllimshme e dialogut politik e ka çuar vendin deri këtu.
Kam përkrahur çdo iniciativë ndërkombëtare”, u shpreh Meta.