Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Historia e jashtëzakonshme e agjentit që solli rrënimin e “El Chapo-s”

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Kuriozitete, Rajoni, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Historia e jashtëzakonshme e agjentit që solli rrënimin e “El Chapo-s”

Agjenti special Ray Donovan ka nisur një studim të hollësishëm para shtatë vitesh për bosin e drogës Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán. Dhe që prej atëherë iu kthye në një fiksim. Bashkëthemeluesi i kartelit Sinaloa konsiderohet si bosi më i madh i drogës pas Pablo Escobar.

Ndërsa tani qëndron prapa hekurave pasi ai u dënua me burgim të përjetshëm, plus 30 vjet.

Si çmim për punën e tij të pandalur në rrëzimin e El Chapo, 48-vjeçari mban një simbol zyrën e tij. Bluzën ngjyrë bezhë që Guzman – i burgosur 3912 – kishte veshur kur u ekstradua nga Meksika në Shtetet e Bashkuara më 19 janar 2017.

Për të kapur El Chapon, bashkëpunëtorët e tij, furnizuesit, avokatët etj., agjentit Donovan iu deshën vite punë dhe një ekip masiv punonjësish.

Kjo gjë ka bërë që Donovon të njohë shumë mirë strategjitë, madje dhe mënyrën e të menduarit të bosit të drogës.

“Të shkosh pas trafikantit më të madh të drogës në botë është gjithmonë një ëndërr e çdo agjenti. Shumë njerëz mendonin se ne nuk do arrinim ta kapnim. Kjo sepse ekzistonte një mit që i ishte i paprekshëm. Por, ne ishim një grup njerëzish që mendonim se nëse do të bashkonim forcat dhe do ta ndiqnim pa pushim; do ia arrinim.”

Në shkurt të 2014-ës, Dononvon ishte në krye të operacionit që do të sillte arrestimin e El Chapos. Por, në korrik të atij viti, bosi i drogës arriti të arratisej përsëri. Kësaj here nëpërmjet një tyneli.

“Në atë kohë u ndjemë shumë të mposhtur, sepse kishim bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta arritur atë,” tha Donovan.

Por, autoritetet ia dolën ta arrestojnë përsëri në janar të 2016-ës. Dhe tani El Chapo është i mbyllur në një burg të sigurisë maksimale të vendosur në shkretëtirën malore të Kolorados.

U nevojitën përpjekje të koordinuara mes 22 agjencive qeveritare amerikane dhe Meksikës. Si edhe bashkëpunimi i qindra njerëzve, të cilët u bashkuan për një qëllim të përbashkët.

Targeti i radhës për Donovan është Rafael Caro Quintero. Baroni meksikan i drogës, i cili ka marrë kryesimin e listës së personave më të kërkuar nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara.

Rafael Caro Quintero

Përveç se për trafik droge, Quintero akuzohet edhe për vrasjen e agjentit të DEA-s, Enrique Camarena Salazar, në vitin 1985. Salazar u rrëmbye, u torturua dhe më pas u vra në shenjë hakmarrjeje ndaj një operacioni të forcave të rendit që asgjësuan një plantacion masiv marihuanë në pronësi të Quintero.

Agjencitë ligj-zbatuese amerikane kanë njoftuar vendosjen e një shpërblimi prej 20 milionë dollarësh për këdo që jep informacione mbi Rafael Caro Quintero.

“Deri sa ai të arrestohet DEA nuk do të ndalojë. Ai është prioriteti ynë i parë. Tashmë është personale. Pas El Chapos, i cili kishte më tepër burime në dispozicion, jemi të bindur se do të arrijmë të kapim edhe Quinteron. Nuk mund të themi që ai është duke vazhduar të trafikojë drogë, por besojmë se është i fshehur në Meksikë.”

Edhe pse karteli Sinaloa është ende aktiv dhe kontrollon shpërndarjen e drogës në Amerikë, Donovan thotë se kapja e El Chapos tregon se gjërat janë duke ndryshuar.

“E vetmja gjë që i frikëson trafikantët e drogës më shumë se çdo gjë është sistemi i drejtësisë në Amerikë. Caro Quintero është arrestuar në 1985, gjykuar në Meksikë dhe dënuar me 40 vite burg. Por, në 2013-ën një gjyqtar e liroi atë për një lirim me kusht. Por, kur autoritetet shkuan ta rimerrnin, bosi i drogës ishte zhdukur.”/ Burimi: Daily Mail Përshtati: TIRANA TODAY

Tags: “El Chapo”agjentitarrestuarBosëte jashtëzakonshmehistoriakarteletMeksikërrëniminsolli

TË LIDHURA

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet
Bota

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Next Post
Gafa e Boris Johnson në ditën e tij të parë si kryeministër

Gafa e Boris Johnson në ditën e tij të parë si kryeministër

Marrëveshja për Brexit/ Kryeministri i ri i Britanisë paralajmëron BE-në

Marrëveshja për Brexit/ Kryeministri i ri i Britanisë paralajmëron BE-në

“Produkte të skaduara dhe makineri të ndryshkura”, AKU gjobit bizneset

“Produkte të skaduara dhe makineri të ndryshkura”, AKU gjobit bizneset







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com