Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Ilir Meta, është më në hall se Berisha dhe Basha!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse Ilir Meta, është më në hall se Berisha dhe Basha!

Nga: Spartak Ngjela

Jetojmë në një zonë ballkanike ku liderit, kush më shumë e kush më pak, nuk sundojnë si drejtues politikë, por si gënjeshtarë gënjeshtrash që nuk kanë lidhje me zhvillimin kombëtar. Shpesh kjo i bën qesharakë. Janë pushtuesit sllavë e grekë të territoreve shqiptare që vetë shtetet e tyre i kanë investime në falsitet, me histori të gënjeshtërt. Por janë edhe gënjeshtarët historikë të lidërshipeve të Shqipërisë që hedhin të njëjtën valle, sepse vjedhin shqiptarët.

l.
Në fakt, liderët aktualë të Shqipërisë, edhe në jetën e përditshme dallojnë që mbështeten të gënjeshtra, sepse janë së brendshmi me konceptimin oriental të fjalës: kjo filozofi thotë se fjala ka dalë për të fshehur mendimin. Këta kështu duket se janë ndërtuar. Por duhet të theksojmë se Perëndimi ndahet nga Lindja pikërisht te qëndrimi ndaj gënjeshtrës. Qytetërim perëndimor do të thotë antigënjeshtër.

Po shoqëria shqiptare si e ka sot raportin më të vërtetën? E ka në përmirësim, sepse ne kemi vuajtur 45 vjet nga gënjeshtra e ngritur në një sistem vrastar punist.
Po politika e sotme e gënjeshtërt a ka lidhje me punizmin vrastar? Sigurisht që ka, sepse shqiptarët jetuan për 45 vjet sipas këtij kushti: ose jashtë i varfër në ekstrem dhe më gënjeshtrën, ose me të vërtetën, por në burg.

ll.
Si paraqitet sot karakteri gënjeshtar i politikës në Shqipëri dhe në Kosovë, në Serbi dhe në Greqi?

Në këtë pellg ballkanik, më tipikët janë: Berisha,-Basha në Tiranë; Thaçi në Prishtinë; dhe Rama në Tiranë..
Më qesharakë duket të jetë Berisha dhe Lulzim Basha. Sepse në fakt janë në hall ngaqë kërcënohen nga Reforma që po vjen për hetimin e pasurisë së tyre. Prandaj janë bërë qesharakë me gënjeshtrën e tyre: këta nuk i pranon politika e lartë perëndimore, janë kundër Uashingtonit pikërisht për këtë, dhe dalin nëpër rrugë me flamuj amerikanë. Politika amerikane tallet me ta, dhe këtë e di edhe Berisha edhe Basha. Por ju mendoni se ata mendojnë që po gënjejnë politikën amerikane me këtë gjest? Jo, gënjejnë përkrahësit e tyre te të cilët nuk do t’i mbështetnin po ta dinin se nuk i pranon fare Uashingtoni.
Dhe janë edhe më qesharakë kur paguajnë ndonjë gjerman apo ndonjë amerikan, që nuk kanë lidhje fare me politikën e lartë, dhe i detyrojnë edhe këta që të gënjejnë. Dhe përsëri me të njëjtin qëllim: të gënjejnë shqiptarët.

Ka edhe më shumë se kaq te sistemi gënjeshtar i tyre. Basha në fillim dhe Berisha si shtytës pas tij, edhe pse e dinë që Reforma në Drejtësi drejtohet nga amerikanët, sokëllijnë në jerm dhe thonë që bëhet nga Rama. Ramë ziu është me ta, por nuk ka ç’bën, kurse dy të tjerët që kanë hallin e pronave dhe të parasë së akumuluar në mënyrë të paligjshme, mendojnë që të gënjejnë përkrahësit që këta të kenë një motiv revoltues. Po revolta përse duhet? Revolta lipset që, këta të dy dhe disa të tjerë të taborit të tyre të shpëtojnë pronat dhe paratë. Por tani, pas kërcënimit amerikan, edhe revoltë nuk mund të ketë më.
Domethënë asgjë. U dogjën kot. Nuk i shpëtojnë dot pronat dhe paratë. Kjo kohë nuk i përkrah dhe reforma është sot detyrë shqiptare që shqiptarët të hyjnë në Bashkimin Evropian dhe në rrugën e zhvillimit për të mposhtur një herë e mirë varfërinë. Kjo do të thotë se, shpronësimi i të korruptuarve është shpresa për shpëtim e shqiptarëve. A e kuptoni tani që korrupsioni shqiptar nuk ka më te ardhme!

Po pse lodhen këta të korruptuar? Kot. Madje janë mese teveqelë kur mendojnë se pronat dhe sundimin do ta ruajnë me anë të Rusisë, dhe prandaj gënjejnë për çdo gjë. Po gënjeshtra ç’duhet kur kjo reformë po drejtohet nga forcat politikës amerikane? Kot. Është më shumë natyra naive e njeriut të akuzuar që i ka pushtuar në këto kohë. Njeriu i akuzuar që nuk di të mbrohet, gënjen si një fëmijë.

ll.
Po Meta?
Edhe ky gënjen për të shpëtuar veten dhe pronat nga Reforma. Këta birbore e kanë ditur se janë zgjedhur në krye të vendit për interesin e tyre vetjak të pasurimit. Kështu mendon ende dhe ky Meta. Është në një hall dyfish. Duan ta shkarkojnë në Parlament e ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. Por, po shkoi atje, mund të marrë dënim me burg, se shkelja e kushtetutës është vepër penale. Në fakt, për Shqipërinë dhe shqiptarët, ky do të jetë hapi i parë pozitiv që nga viti 1924. Dhe sigurisht që do të ndodhë.

Kurse Meta po bëhet qesharak me Bashën duke tundur ato dekrete pa vlerë të cilat do bëhen shkak për dënimin penal të presidentit të Shqipërisë. Janë të dy jashtë arsyes juridike të mbrojtjes, dhe mendojnë se, e vetmja rrugë e shpëtimit të tyre është destabilizimi i Shqipërisë. Kanë marrë në dorë një dekret pa vlerë juridike, dhe kërkojnë të fshihen pas tij. Nuk arrijnë të kuptojnë që një ditë e re zgjedhësh është normë juridike që del nga kushtetuta jo nga letra pa vlerë. Nuk janë në gjendje të pyesin veten: coli është organi ligjor që do të organizojë zgjedhjet?
Prandaj me thirrjet dhe pohimet e tyre nuk po dihet se kë kërkojnë të gënjejnë, veten apo të tjerët!!!

lll.
Po Thaçi? Ky del të jetë një tjetër lloj gënjeshtari. U vërtit e u vërtit me presidentin e Serbisë, Vuçiç, dhe gënjente për territoret. Donte t’i jep Serbisë Kosovën e Veriut, dhe gënjente sikur gjithçka e bënte që t’i merrte Serbisë Preshevën dhe territoret e banuara nga shqiptarët. Donte të thosh që Presheva është më e rëndësishme për Kosovën se Mitrovica. Por dështoi, dhe tani më gënjeshtrat e Preshevës po bëhet qesharak. Në fakt kjo është rruga, sepse, tragjikja, kur dështon, kthehet në komike.
Ja këta janë.

lV.
Po Vuçiç?
Ky është më interesanti se ky nuk di ende të kuptojë se për cilin interes luan: luan për interesin e tij, apo për interesin e Serbisë. Në fakt kuptohet se po tallet me veten. E di që Serbia nuk pranohet nga Perëndimi, por gënjen serbët. Indirekt iu thotë këtyre: do ta marrim sërish Kosovën. Por befas Kosova i ka vënë taksë 100 përqind mallrave serbe që hyjnë në Kosovë. Kjo e tremb, se i del blof gënjeshtra, se serbët pyesin: “kaq e fortë qenka Kosova?” Dhe prandaj Vuçiç vërtitet e vërtitet me takime shterpë presidentësh evropianë të rëndësishëm, të cilët i thonë në Beograd se Kosova është një shtet i pavarur.

Nuk kuptohet, ky kaqol, e di historinë apo jo? E di ky që territoret shqiptare shkojnë deri në Nish? Në fakt bën sikur nuk e di, njëlloj si e gjitha shkolla serbe që edhe pse e di që janë të ardhur në Ballkanin Perëndimor, thërrasin gjithë ditës se tokat tyre janë pushtuar nga shqiptarët. Do vazhdojë të gënjejnë dhe për ca pak kohë.

V.
Po Rama?
Ky ka gënjyer boll; por tani është në tërheqje sepse e njohu më në fund forcën amerikane. Nuk doli hapur për asnjë kundërshti dhe gënjeu deri në caqe që nuk kishin të bënin me Reformën. Tani duket se është në pritje. Por për të, në këto momente ka vetëm një pyetje: A do ta çojë deri në fund goditjen për shkarkim të presidentit Meta, apo do të tërhiqet me ndonjë gënjeshtër të rëndomtë?

Tags: bashaBerishaMeta

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
“Nuk ka ndjenjë më të mirë”, reagon Haradinaj pas çmimit të marrë nga bashkëshortja e tij

“Nuk ka ndjenjë më të mirë”, reagon Haradinaj pas çmimit të marrë nga bashkëshortja e tij

“Kam frikë se do më vrasin si Artan Cuku”, gazetarja publikon dëshminë tronditëse të policit

"Kam frikë se do më vrasin si Artan Cuku", gazetarja publikon dëshminë tronditëse të policit

“Dukuria e koncesioneve në Shqipëri!”

“Dukuria e koncesioneve në Shqipëri!”







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com