Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Rama është vërtet në detyrë, por…lakuriq”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Rama është vërtet në detyrë, por…lakuriq”

Nga Eno Bozdo

30 qershori e ka ndryshuar përfundimisht Shqipërinë. Ka afruar si me magji zgjidhjen e krizës së thellë politike dhe shoqërore në vend. Kjo datë ka ndryshuar përfundimisht pozicionet e forcave politike kundrejt krizës si dhe opsionet e tyre për të arritur një marrëveshje në muajt në vazhdim. Ka ndryshuar, besoj, edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve dhe kuptimin e tyre për atë çfarë po ndodh në Shqipëri. Dhe opinioni publik është qartësuar. Mbi të gjitha, 30 qershori prodhoi një realitet të ri social dhe politik që të nesërmen e tij, me një shpejtësi të pazakontë që rrallëherë i karakterizon ngjarje të tilla.

Ajo që mund të themi me siguri, është fakti se votimet u refuzuan në masë. Pavarësisht shifrës dhe gafave të njëpasnjëshme të KQZ, të gjithë janë të bindur se shqiptarët në shumicë absolute refuzuan të votojnë. “Supa” që Edi Rama u ofroi ishte e ftohtë dhe bajate për ta. Pavarësisht presioneve mesjetare ndaj të punësuarve në administratë, ndaj biznesit, ndaj fatkeqëve në ndihmë ekonomike, refuzimi ishte i plotë dhe u lexua qartë nga të gjithë. Dyert e qendrave të votimit ishin dhe mbetën të boshatisura, ndërsa KQZ jepte shifra rekord të pjesëmarrjes.

Sa për KQZ, çfarë ndodhi me të, reflekton ekzaktësisht tensionin dhe stresin e maxhorancës dhe mbi të gjitha paaftësinë e saj për të lexuar qartë temperaturën sociale dhe politike në vend. Sikur kjo të mos mjaftonte, KQZ ironikisht veproi, duke ndjekur pikë pas pike manualin “si të shkaktojmë kriza dhe mos t`i menaxhojmë ato”. Mënyra sesi KQZ menaxhoi procesin duhet të hyjë në manualet e katastrofave zgjedhore për t’u evituar.

Strategu Rama, që për hobi lexon dhe i referohet Sun Tzu, nuk kishte marrë masa mjaftueshëm të trajnonte KQZ dhe KZAZ-të e tij sesi duhej menaxhuar, pa shkaktuar shumë dyshime, dita e votimeve dhe si duhet manipuluar me kujdes dhe hap pas hapi, rezultati përfundimtar zgjedhor, i cili ende nuk ka dalë dhe nuk dihet se kur do të dalë. Gjithsesi, qesharakëzimi që KQZ i shkaktoi vetes ishte aq i thellë, sa edhe vetë strategu nuk mundi dot të shprehë një frazë për të qenë, deri në dy ditë pas votimeve.

Tutje situatës qesharake ku strategu futi veten, ka një arsye justifikuese përse ndodhi sa më sipër. Ndërsa opozita kishte devijuar tehun e ligjëratës së saj politike në pamundësimin e zgjedhjeve, të gjithë prisnin që dita të kalonte nën shenjën e incidenteve të forta. Përplasjet paraprake në KZAZ në të gjithë vendin, në veri dhe në jug, vetëm i shtuan bindjen strategut që përplasja finale në ditën e votimeve ishte e pashmangshme. Ai vetë ishte shumë i interesuar për këtë, sepse opozita do të merrte përfundimisht pamjen e një të “çmenduri jashtë sistemit”. Dhuna do t`i faturohej asaj plotësisht si dhe izolimi ndërkombëtar do të ishte një mundësi reale. Ky skenar do të tërhiqte vëmendjen edhe nga çdolloj manipulimi të fluksit dhe shifrës të pjesëmarrjes në votime.

Ajo çfarë ndodhi më pas, qartazi nuk pritej nga strategu. Ndërsa priste lajme për incidente, ajo që merrte ishin vetëm lajmet mbi koncertet e improvizuara përpara qendrave të votimit, ku u këndohej kandidatëve të frontit demokratik. Me vëmendjen publike të fokusuar vetëm te pjesëmarrja dhe procesi, ishte e pamundur marrja e masave të manipulimit të pjesëmarrjes. KZAZ-të u hermetizuan dhe nuk jepnin më asnjë shifër, ndërsa KQZ rriste pjesëmarrjen në çdo dalje publike të saj.

Sistemi shpërtheu që nga brenda, u bë qesharak në kulm, ekspozoi braktisjen e qytetarëve dhe faktoi përfundimisht se strategu nuk është i aftë të organizojë as edhe votime elementare monopartike e jo më zgjedhje të lira e të ndershme. T`i kërkosh strategut në këto kondita organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve europiane, është thjesht e pamundur dhe këtë ndërkombëtaret e lexuan të plotë dhe të qartë. Për më tepër, shifrat shumë të ulëta të pjesëmarrjes në votim, si dhe skalionimi politik prej kamikazi që KQZ i bëri vetvetes, vetëm sa vërtetuan katërçipërisht atë që opozita kishte kohe që shpallte.

Pa dhunë dhe me muzikë, opozita ia doli të shkatërronte imazhin e datës 30, pikërisht atë ku strategu kishte vënë bastin politik të tij. Data 30 qershor kaloi për shqiptarët pa asnjë incident, mes plazhit dhe vapës. Pa u komentuar qoftë edhe për një zënkë të rëndomtë, opozita ia doli të delegjitimojë në formën më të rëndë, atë qesharake, një proces të tillë. “Forma më e lartë e artit luftarak është të mposhtësh armikun pa luftuar”, është ndoshta thënia më e njohur e Sun Tzu, që strategut nuk i shkon për shtat ta citojë.

30 qershori nuk ka lënë gjurmë vetëm tek opinioni publik, maxhoranca apo edhe ndërkombëtarët. Qartazi ka faktuar për herë të parë se aksioni politik i opozitës, që filloi me djegien e mandateve, prodhoi një realitet shumë favorizues për opozitën dhe drejtuesin e saj. Nuk është thjesht çështja e rritjes së besueshmërisë apo faktimit tashmë të vërtetësisë së akuzave të saj, por mbi të gjitha, opozita dhe drejtuesi i saj nuk devijoi qoftë edhe një çast nga rruga e nisur. Ky është faktori kryesor që solli edhe braktisjen e madhe të 30 qershorit. Kjo është prova që kur kauzës i shkohet deri në fund, besimi vjen natyrshëm. Për të gjithë ata që argumentojnë se opozita doli më e dobët nga ky proces, mjafton argumenti se sot, në realitetin politik shqiptar, drejtuesi i opozitës është i vetmi që me qëndrimin e tij akumulon konsensus të gjerë nga të gjitha shtresat shoqërore dhe preferencat politike: nga e djathta ekstreme në të majtën ekstreme. Në 30 vitet e fundit, kjo ka ndodhur vetëm në zgjedhjet e vitit 1991. Për të gjithë ata që më të drejtë e shohin si shqetësues mospërfaqësimin e opozitës në pushtetin vendor, mjafton të kujtojmë se nganjëherë, për të kapur mat mbretin, mund të sakrifikohet edhe mbretëresha. Gjithsesi, ribërja e zgjedhjeve vendore është dhe do të jetë kusht thelbësor i çdo zgjidhjeje politike në muajt që do të vijnë.

Tashmë, në një mënyrë figurative, lëvizja “Rama ik”, mund të quhet e konsumuar pas 30 qershorit. Rama është vërtet në detyrë, por tani qartazi me imunitet zero, lakuriq, përballë çdo fakti që argumenton si të domosdoshëm ikjen “de facto” të tij. Realiteti që Rama prodhoi më arrogancën e tij, është të paktën në letër, një mjedis politik thellësisht i pabalancuar, që si parakusht të balancimit fillestar të tij do të kërkojë njëkohësisht: a) ribërjen e zgjedhjeve vendore dhe, b) largimin e tij si Kryeministër.

Vetë largimi i tij më pas do t`i hapë rrugën aktit të fundit balancues të sistemit, mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.
Javët dhe muajt që do të vijnë, do të jenë shumë të rëndësishme. Gjithsesi, mekanizmi i zgjidhjes është kurdisur dhe ka filluar të rrotullohet. E pashmangshmja do të vijë, me hir apo pahir. Lum ai që qëndroi dhe besoi tek e vërteta deri në fund!

Tags: 30 qershoridetyreedi ramaeno bozdo

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
E rrahin dhe i thyejnë gishtërinjtë, Policia e Vlorës nuk i pranon kallëzimin qytetarit

E rrahin dhe i thyejnë gishtërinjtë, Policia e Vlorës nuk i pranon kallëzimin qytetarit

Inaugurohet “qyteti” i muxhahedinëve iranianë në Shqipëri

Inaugurohet “qyteti” i muxhahedinëve iranianë në Shqipëri

Eduart Ndocaj na prezanton me vajzën, dedikimi special për ditëlindje

Eduart Ndocaj na prezanton me vajzën, dedikimi special për ditëlindje

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike
Bota

Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike

by mirseda
12:57 | 21/06/2025
0

Autoritetet qipriote kanë arrestuar një shtetas azerbajxhanas nën dyshimin për përfshirje në aktivitete spiunazhi dhe planifikimin e...

Big Basta flet pas fitores së Ferma VIP

Big Basta flet pas fitores së Ferma VIP

12:39 | 21/06/2025
Rriten shqetësimet nga virozat! Mjekët: Kujdes për fëmijët

Rriten shqetësimet nga virozat! Mjekët: Kujdes për fëmijët

12:36 | 21/06/2025
Samiti i NATO-s më 24-26 qershor, Rutte: Duhet të mbrohemi nga rreziku ruso-kinez

Samiti i NATO-s më 24-26 qershor, Rutte: Duhet të mbrohemi nga rreziku ruso-kinez

12:17 | 21/06/2025
Plazhet të mbushur me plehra, Noka: Bie propaganda, Shqipëria e fundit në Europë

Plazhet të mbushur me plehra, Noka: Bie propaganda, Shqipëria e fundit në Europë

11:44 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com