Shqipëria

Inaugurohet “qyteti” i muxhahedinëve iranianë në Shqipëri


               Publikuar në : 22:14 - 12/07/19 user tir

Muxhahedinët iranianë që ndodhen në Manzë të Durrësit kanë inauguruar qytetin e tyre. Me këtë rast, në Ashraf-3, ku banojnë mijëra anëtarë të grupit kryesor opozitar iranian, Mujahedin-e Khalq (MEK), është zhvilluar një konferencë ku kanë marrë pjesë personalitete ndërkombëtare. Pamjet nga brenda tregojnë për një kamp gjigant, që do të plotësojë nevojat e kësaj organizate.

Konferenca u mbajt në një sallë gjigante të ndërtuar së fundmi, e cila është kthyer në një ekspozitë të veçantë, ku shfaqet në 3D lufta 120-vjeçare e popullit iranian për liri e demokraci. Udhëheqësja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, u zotua të premten se Irani ndodhet pranë një kthese historike dhe fitorja e popullit dhe rezistencës iraniane kundër regjimit teokratik është e sigurt. Maryam Rajavi, e cila është Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ishte folësja më e spikatur në një konferencë në Ashraf-3, ku banojnë mijëra anëtarë të grupit kryesor opozitar iranian, Mujahedin-e Khalq (MEK).

Duke iu referuar ekspozitës së 120 viteve të Luftës për Liri, Kryebashkiaku Giuliani tha: “Është një gjë të dëgjosh emrat dhe numrat, por është krejt ndryshe të shohësh fytyrat e 120,000 njerëzve të vrarë—martirë që kanë humbur jetën sepse gjithçka që donin ishte ajo që na takon të gjithëve si qenie njerëzore: Liria”.

Senatori Lieberman shtoi: “Ju na keni dhënë mundësinë të jemi besnikë ndaj parimeve tona kombëtare, siç thotë deklarata jonë e pavarësisë, ‘të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nën Zotin.’ Po këto të drejta i janë dhënë çdo fëmije e çdo të riu jeta e të cilit është këputur nga ky regjim brutal”.

Gjatë konferencës, personalitetet dëgjuan dëshmi nga anëtarë të MEK të cilët kanë duruar personalisht disa vite torture në burgjet e regjimit, duke përfshirë të mbijetuarit e masakrës së 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran, apo kanë qenë viktima të sulmeve terroriste nga proksit irakenë të regjimit iranian. /panorama.com.al

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT