Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 17:00, tre orë para protestës së opozitës. Pika më e rëndësishme e rendit të ditës është ajo për Presidentin Ilir Meta.
Është fjala këtu për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor, për shkarkimin e kreut të Shtetit.
Kërkesa për ngritjen e këtij Komisioni është bërë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të Presidentit Meta, për të anuluar 30 qershorin si datë zgjedhjesh, i cili dekretoi më pas 13 tetorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.
Që pas këtij vendimi të Metës, ka pasur një përplasje të fortë mes tij dhe mazhorancës, ndërsa këta të fundit morën vendimin për ta shkarkuar kreun e Shtetit.
Ndërkohë, pas gjithë debateve në distancë, sot pritet që Kuvendi të votojë ngritjen e këtij Komisioni. Ndërsa në fund do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo e cila do të gjykojë nëse Presidenti ka shkelur apo jo ligjin më themeltar të shtetit.