Rreth 30 mijë pushues nga Kosova kanë kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar. Prania e lartë e qytetarëve ka sjellë edhe probleme me trafikun.
Kthimi i tyre në Kosovë ka krijuar fluks të madh të automjeteve dhe trafik në rrugën e Kombit, por edhe në hyrje të qytetit të Kukësit, deri në doganën e Morinës.
Për të lehtësuar trafikun, masat e menjëhershme janë marrë nga ana e policisë së Kosovës dhe Shqipërisë.