Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pa para për pushime/ Flasin qytetarët: Si do ta kalojmë verën (VIDEO)

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Pa para për pushime/ Flasin qytetarët: Si do ta kalojmë verën (VIDEO)

Nga Anxhela Ferra

Në këto ditë të nxehta, kur temperaturat janë duke kapur vlerat maksimale, shumë e gjejnë “shpëtimin” në plazh apo pishina. Edhe pse kryesisht javët që shqiptarët marrin pushimet janë në mesin e muajit korrik e gusht; në vitet e fundit numri sa vjen edhe pakësohet. Pasi pjesa më e madhe e tyre nuk kanë mundësi të bëjnë pushime. Kjo gjë është vërtetuar nga një anketë e bërë prej Komisionit Europian mbi Cilësinë e Jetës. Sipas tyre 81% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë as një javë pushime larg shtëpisë së tyre.

“Nuk kam planifikuar pushime për këtë vit, sepse nuk ka lekë. Ndoshta do shkojmë ndonjë të diel, më tepër për fëmijët. Por,  një apo më shumë javë nuk kemi dot mundësi. Do të shkojmë sa më afër të mundemi, në mënyrë që të kemi sa më pak shpenzime. Më parë ka qenë më ndryshe, ekonomia ishte më e lartë. Tani nuk kemi hiç, asnjë 5 mijë lekësh.”

“Nga mezi i gushtit mendojmë të nisim pushimet. Ne punojmë në Greqi dhe pushimet vijmë që t’i bëjmë këtu. Sepse familja është këtu, detyrimisht që këtu do pushojmë. Plus edhe kosto me e ulët. Dihet që është kënaqësi t’i bësh pushimet jashtë, por nëse nuk ke lekë dhe andej është e vështirë. Kurse të vijmë këtu me lekët që bëjmë andej, është diçka më ndryshe.”

“Këtu në Shqipëri do të pushojmë, pasi nuk kemi mundësi ekonomike. Nëse do të kisha mundësi do kisha qejf të shkoja në Greqi. Pasi kam qenë atje dhe më pëlqen më shumë.”

“Në krahasim me Shqipërinë, Greqia është më e shtrenjtë. Prandaj dhe ne vijmë nga andej familjarisht, me qëllim se edhe çmimet janë më të lira.”

Por, edhe pse në krahasim me shtetet fqinje çmimet në Shqipëri janë më të lira, sërish jugu mbetet i shtrenjtë. Mirëpo, shumë preferojnë të shpenzojnë për pushime në vend, sesa të lëvizin jashtë, ku i duhet të harxhojnë më tepër. Ndryshe mendojnë të tjerë qytetarë, të cilët thonë për Tirana Today se shërbimi në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar, ndaj zgjedhin gjithmonë destinacione të tjera.

“Mundësitë ekonomike nuk i kemi të gjithë, prandaj të punojmë sa më shumë. Në mënyrë që të bëjmë pushime. Unë mendoj t’i bëj pushimet në Shqipëri, ndaj do të zgjedh Vlorën. Sigurisht që në Shqipëri janë të shtrenjta, sidomos ajo pjesa e Jugut. Por, edhe nëse do të shkojmë jashtë, shkon më shtrenjtë. Prandaj opsioni më i mirë mbetet Shqipëria.”

“Do të shkoj jashtë vendit, sepse nuk bëj pushime këtu në Shqipëri. Sepse nuk ka as kushte, as njerëz, asnjë gjë. Madje edhe janë më të shtrenjta këtu sesa jashtë. Ndaj kam menduar të shkoj ose në Greqi, ose në Kroaci.”

Për disa të tjerë të udhëtojnë për pushime jashtë vendit është një luks papërballueshëm. Qytetarët për herë e më tepër kërkojnë të largohen nga vendi, me qëllim gjetjen e një pune në shtetet europiane.

“Ku kemi pushime ne, ne lëvizim për të gjetur punë. Pushime për ne as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë ndonjëherë.  Është një gjendje shumë e dobët, punë nuk ka, drejtim jo. Shkuam tani të aplikojmë për të ikur për në Gjermani. I thamë nëse doni na e siguroni mundësinë pa lekë, se ne nuk kemi asnjë qindarkë. Ishalla të ikin të gjithë, të qërohen që këtu. Asnjë mos të mbetet këtu, bosh le të mbetet Shqipëria. Dhe le të rrijë ai i gjati dhe të zgjatet akoma më shumë.”/ TIRANA TODAY

Tags: çmime të shtrenjtajashtë venditnuk kanë mundësi ekonomikepa parapushimeshpenzojnëshqiperishqiptaret

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Arjola Shehu transferohet në një tjetër televizion

Arjola Shehu transferohet në një tjetër televizion

Balla bën deklaratën e fortë: Meta, gaztor cirku që argëton të tjerët

Balla bën deklaratën e fortë: Meta, gaztor cirku që argëton të tjerët

A po e kompromenton presidenti Meta “revolucionin” opozitar?

A po e kompromenton presidenti Meta "revolucionin" opozitar?







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com