Presidenti Ilir Meta ka bërë lëvizjen e radhës për të zgjidhur ngërçin politik në vend, duke ftuar në takim për ditën e nesërme kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha. Rama e refuzoi kërkesën për një takim “kokë më kokë” të presidentit, duke u shprehur se është i zënë me fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ndërsa kreu i PD, ndryshe nga kryeministri ka pranuar që të zhvillojë takimin. Basha ka konfirmuar se do të shkojë në Presidencë rreth orës 09:00 të mëngjesit së të enjtes.
Thirrja e Presidentit vjen vetëm tre ditë përpara zhvillimit të votimeve për kryebashkiakët e ri të vendit. Partia Socialiste garon e vetme në shumicën e bashkive.