Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Patozi flet për situatën politike në vend: Meta, Rama dhe Basha gati për luftë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Patozi flet për situatën politike në vend: Meta, Rama dhe Basha gati për luftë

Astrit Patozi, koordinatori i Bindjes Demokratike ka folur për situatën politike në të cilën është përfshirë vendi, ku ditën e sotme në qytetet e shumta të Shqipërisë ka pasur tensione të ashpra.

Sipas Patozit, kryeministri Rama, presidenti Meta dhe kreu i PD Lulzim Basha janë bërë gati për luftë. “Janë bërë gati për luftë, ose të paktën kështu po përpiqen të krijojnë idenë. Njëri thotë se ka policinë, tjetri betohet se do të nxjerrë në rrugë ushtrinë, ndërsa më i dobëti po mburret me rojet e bashkive”, shkruan Patozi.

“Strumbullari” i gjithë kësaj situate sipas Patozit është një datë kalendarike, 30 qershor. Ai shprehet se ajo është një ditë e zakonshme dhe se vetë njerëzit e kanë në dorë nëse e bëjnë të bukur apo të tmerrshme. “Ndërkohë, që ajo është një ditë e zakonshme e Zotit, të cilën mund ta bëjnë të bukur ose të tmerrshme njerëzit. Qoftë duke e lënë, qoftë edhe duke e shtyrë, mjafton që të duan të merren vesh”.

Komenti i plotë:

ASNJË SEKONDË JETË NUK IA VLEN PËR TA

Janë bërë gati për luftë, ose të paktën kështu po përpiqen të krijojnë idenë. Njëri thotë se ka policinë, tjetri betohet se do të nxjerrë në rrugë ushtrinë, ndërsa më i dobëti po mburret me rojet e bashkive.

Po e kërcënojnë njëri-tjetrin egërsisht, duke mbllaçitur rreshta kushtetute, si të ishin copa torte, ku nuk ka rëndësi se ku e ngul thikën, sepse shija nuk ndryshon. Sepse këtë punë kanë bërë gjithmonë dhe të gjithë. E kanë shqyer kushtetutën dhe ligjin, duke e tërhequr me dhunë nga vetja.

Po i vijnë rrotull me tërbim një date kalendari, një palë duke u betuar për shenjtërinë e saj, ndërsa të tjerët duke e trajtuar si mallkimin e kombit.

Ndërkohë, që ajo është një ditë e zakonshme e Zotit, të cilën mund ta bëjnë të bukur ose të tmerrshme njerëzit. Qoftë duke e lënë, qoftë edhe duke e shtyrë, mjafton që të duan të merren vesh.

Në fakt, janë të njëjtët që dy vjet më parë nuk pyetën për asnjë rregull të shkruar mbi këtë tokë, por i përmbysën të gjitha, vetëm që të ishin në rregull personalisht me njëri-tjetrin.

Dhe dolën gati të përqafuar para popullit, që kishte 3 muaj duke jetuar me panikun e përplasjes. Gati njësoj si tani, por atëherë ishte hera e parë dhe të huajt nuk na e kishin pirë tamam lëngun.

Janë të njëjtët, që edhe para disa ditësh janë ulur për dreka dhe darka mondane me njëri-tjetrin, ndërkohë që njerëzit poshtë tyre po i yshtin të bëhen gati për luftën finale.

Dhe, për fat të keq, nuk është shumë e vështirë që në këtë vend të gjesh qorra apo rrufjanë, që janë gati kurdoherë të marrin në dorë urat e zjarrit. Edhe këta të fundit janë gati të betohen dhe të thonë se po e bëjnë atë “sakrificë” për Kushtetutën. A thua se nuk është e njëjta, që duhet të na bashkonte të gjithëve si shqiptarë. Të cilën, të paktën një herë në jetë, duhet ta kishim lexuar dhe kuptuar njësoj.

Po të ishte mesjetë do t’u kisha sugjeruar që të dilnin në sheshin “Skënderbej”, të merrnin nga një pisqollë dhe të bënin duel, tre apo katër sa janë, se mbase ashtu mund të shpëtonte Shqipëria, por edhe ata vetë mund të qetësoheshin.

Sepse nuk ia vlen, që për secilin prej tyre, qoftë edhe një shqiptar i vetëm, të harxhojë një sekondë ankth për atë që mund të ndodhë ose jo më 30 qershor. Le më pastaj që dikush të bëjë një ditë burg, apo, larg qoftë, që ndonjëri të rrezikojë jetën e vet për hallet e tyre, që nuk u zgjidhkan dot kurrë. Edhe pas gati 30 vjetësh…

Tags: bashafletgatiluftepatozipolitikeramasituatënvend: Meta

TË LIDHURA

Gahler për zgjedhjet: Shqipëria, prioritet me objektivitet
Politikë

Gahler për zgjedhjet: Shqipëria, prioritet me objektivitet

17:57 | 04/06/2025
Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, ja çfarë ofron
Politikë

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, ja çfarë ofron

17:12 | 04/06/2025
SHBA në zyrën e Ministrit të Brendshëm – zbardhen diskutimet
Kryesore

SHBA në zyrën e Ministrit të Brendshëm – zbardhen diskutimet

17:09 | 04/06/2025
Next Post
“Na iku për duarsh shoku ynë”/ Rama kujton Fatos Nanon, flet për përgjimet

“Na iku për duarsh shoku ynë”/ Rama kujton Fatos Nanon, flet për përgjimet

“Pis, hajn, tradhtar”, FFK dënon të atin e Lorik Canës (Video)

“Pis, hajn, tradhtar”, FFK dënon të atin e Lorik Canës (Video)

Pas disfatës Napoleoni tentoi të arratisej në SHBA: Faktet që nuk i dini mbi Betejën e Waterloo

Pas disfatës Napoleoni tentoi të arratisej në SHBA: Faktet që nuk i dini mbi Betejën e Waterloo

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Gahler për zgjedhjet: Shqipëria, prioritet me objektivitet
Politikë

Gahler për zgjedhjet: Shqipëria, prioritet me objektivitet

by mirseda
17:57 | 04/06/2025
0

Delegacioni i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha, zhvilloi një takim me eurodeputetin...

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, ja çfarë ofron

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, ja çfarë ofron

17:12 | 04/06/2025
SHBA në zyrën e Ministrit të Brendshëm – zbardhen diskutimet

SHBA në zyrën e Ministrit të Brendshëm – zbardhen diskutimet

17:09 | 04/06/2025
Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

17:05 | 04/06/2025
Gjesti kthehet në Pejë, publikon pamje nga livadhet e fshatit të tij

Gjesti kthehet në Pejë, publikon pamje nga livadhet e fshatit të tij

17:03 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com