Ish-presidenti, Bujar Nishani i ftuar mbrëmjen e djeshme në “A show” foli për situatën politike në vend, veçanërisht për shfuqizimin e dekretit të Ilir Metës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Nishani e ka konsideruar vendimin e ndërmarrë nga Meta një akt normal, ndërsa shtoi se shpërndarja e Parlamentit nga presidenti është një interpretimit kushtetues.
“Shpërndarja e parlamentit nga presidentit është interpretimit kushtetues. Presidenti ka tagrin kushtetues. Sot kemi një parlament që nuk përmbush kushtin kushtetues të pasjes së 140 deputetëve, që të jetë legjitim. Presidenti ka më pak se 140 deputetë. Dhe të ishte 139 do ishte ilegjitim. Duhet të ketë 140 deputetë, është shpjegim eksplicit i Kushtetutës”, tha Nishani.
Ndër të tjera, ish-presidenti deklaroi se situata në vend është e rëndë dhe se Shqipëria ka rrëshqitur në një regjim anarkik. Sipas tij, ky regjim është në korrelacion të plotë me krimin e organizuar.
“Reagimi shumë i rëndë dhe jo i vetëm ditës së sotme. Ne prej vitesh jemi futur në një rrjedhë që ka agravuar aq keq situatën sa mund të themi sot pa frikë që për fatin e keq të të gjithë shqiptarëve, Shqipëria ka rrëshqitur në një regjim anarkik. Dhe sot konfirmohet me fakte se ky regjim është në korrelacion të plotë me krimin e organizuar”, u shpreh Nishani.