Ushtria amerikane do të dërgojë trupa shtesë në Lindjen e Mesme, në përgjigje të shqetësimeve në rritje rreth Iranit.
Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan deklaroi se vendosja ishte në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si “sjellje armiqësore” nga forcat iraniane.
SHBA shprehet e shqetësuar në lidhje me kërcënimin ndaj forcave amerikane dhe tensionet, të cilat janë rritur në mënyrë të qëndrueshme javët e fundit, kryesisht pas sulmeve në dy cisterna nafte në hyrje të Gjirit të Omanit.
“Sulmet e fundit iraniane vërtetojnë inteligjencën e besueshme që kemi marrë për sjelljen armiqësore të forcave iraniane dhe grupeve të tyre të autorizuar që kërcënojnë personelin dhe interesat e Shteteve të Bashkuara në të gjithë rajonin”, deklaroi Shanahan.