Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shkatërrohet grupi kriminal që trafikonte klandestinë, drejtohej nga një shtetas turk

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Është finalizuar me sukses operacioni i policës i koduar “Tranzit”, nga i cili është shkatërruar një grup kriminal në Elbasan. Në pranga kanë rënë 8 persona, të cilët kontrabandonin klandestinë nga vendet e treta në Europë.

Në pranga ka rënë edhe kreu i grupit i cili ishte një shtetas turk. Ky grup kriminal vepronte në kufirin e gjelbër Greqi – Shqipëri dhe Shqipëri – Mal i Zi, për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku për në vendet e Bashkimit Europian.

Të arrestuarit nga operacioni “TRANZIT”:

  1. U.Ç., 39 vjeç, lindur ne Stamboll Turqi, me banim të përkohshëm në Tiranë.
  2. G.B., 33 vjeç, banues në Tiranë.
  3. R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë.
  4. R.H., 38 vjeç, banues në Devoll.
  5. D.Q., 34 vjeç, banues në Tiranë.
  6. E.M., 23 vjeç, banues në Tiranë.
  7. A.Z., 32 vjeç, banues në Tepelenë.
  8. F.S., 21 vjeç, me banim në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Finalizohet operacioni i koduar “TRANZIT”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me  Drejtorinë  e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Arrestohen dhe ndalohen 8 pjesëtarë të grupit kriminal, ndër ta kreu i grupit një shtetas turk.

Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga DVP Elbasan dhe Drejtoria Hetimore Qëndrore se një  grup kriminal vepronte në kufirin e gjelbër Greqi – Shqipëri dhe Shqipëri – Mal i Zi, për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku për në vendet e Bashkimit Europian, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar procedimin penal Nr.975 të vitit 2019,  për veprat penale “ Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”  në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Në kuadër të provave të grumbulluara nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e  Prokurorisë e Rrethit Gjyqësore Elbasan,  finalizuan me sukses operacionin  policor ‘’TRANZIT”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë  për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim shtetasit:

G.B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë.

R.H., 38 vjeç, banues në Devoll.

Si dhe mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

D.Q., 34 vjeç, banues në Tiranë.

E.M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

A.Z., 32 vjeç, banues në Tepelenë.

U.Ç., 39 vjeç, lindur ne Stamboll Turqi, me banim të përkohshëm në Tiranë.

F.S., 21 vjeç, me banim në Tiranë.

Këta persona në bashkepunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e shtetasve te huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi.

Sipas informacioneve, klandestinet paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: celular, vlera monetare, si dhe automjete me të cilat këta shtetas realizonin aktivitetin kriminal.

Vazhdon puna per identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Tags: drejtohejGrupiklandestinekriminalshkaterrohetshtetastrafikonteturk

TË LIDHURA

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026
Aktualitet

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Aktualitet

Revolta qytetare në Tiranë, jehonë në mediat botërore

11:48 | 08/06/2026
Next Post

Meta ‘shuplakë’ Ramës: Retorika nuk i shërben zgjidhjes së krizës politike

Marrëveshje për një datë të re zgjedhjesh, Meta ftesë partive politike

“Faleminderit z.President që i nxore ministrat e Ramës nga skuta ku ishin futur”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

by mirseda
11:58 | 08/06/2026
0

Plagosje me armë zjarri në Kamëz. Vijon…

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026

Revolta qytetare në Tiranë, jehonë në mediat botërore

11:48 | 08/06/2026

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026

Mungesat në Kuvend u kushtojnë deputetëve mijëra lekë, zbulohen emrat e deputetëve që u penalizuan

11:10 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com