Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Opozita ka nisur një sfidë, në fund të së cilës dikush duhet të ‘vritet'”

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama e kërcënoi me burg, ja si ia kthen Basha

Nga Andi Bushati 

Opozita po harxhon në një mënyrë të panevojshme shumë deklarata, kohë dhe energji në mbrojtje të dekretit të presidentit për anulimin e 30 qershorit.

Menjëherë sapo u njoh me të, Lulzim Basha thërriti fitore dhe u dha urdhër protestuesve të fusnin nëpër xhepa molotovët që kishin përgatitur për ditën e qametit.

Vartësit e tij po dalin në publik për të mbrojtur kushtutshmërinë e dekretit presidencial dhe pikat ku ai mbështetet në ligjin themeltar të shtetit.

Në fakt, e gjithë kjo rokopujë disa ditore, opozitës duhet ti vlente vetëm për një gjë. Për të treguar se Edi Rama është i vendosur më shumë se kurrë të shkojë drejt një shteti monist, më i yshtur se para zbulimeve të BILD, për të zhvilluar edhe në Shqipëri votime si ato që ka organizuar prej një dekade në partinë e tij: pa konkurrencë dhe pa garë.

Pra, fabula e anulimit të 30 qershorit, për pakicën e dalë nga kuvendi, nuk ka pse të ketë rëndësi, as si mjet për kompromis, as si një mundësi për të dialoguar me Edi Ramën.

Kush është nisur për të shembur një sistem oligarkiko-kriminalo-kleptokratik, nuk e ka luksin të grindet për një datë.

Kush ka vendosur të marshojë drejt një beteje të madhe, nuk ka kohë të ndalojë në stacionet e saj periferike.

Kjo lloj sjellje, që po e shikojmë të theksuar këto ditë, po lë në sytë e publikut një imazh zhgënjyes: sikur lufta e PD dhe LSI, nuk po bëhet për zhdukjen e ramokracisë, po për të fitur disa muaj drejt një pakti të ri me kryeministrin.

Një shikimi i vëmendshëm i arsyetimit që kreu i shtetit i bëri zhdekretimit të datës së zgjedhjeve, tregon qartë se ajo është një ftesë për kompromis, një thirrje që Basha të heqë dorë nga slogani i tij radikal për të mos u ulur me Ramën, nëse ky nuk jep më parë dorëheqjen.

Le të imagjinojmë për një çast sikur Edi Rama të ishte një njeri i aftë për të vënë në punë arsyen dhe i pa kapluar nga frika e skandaleve që e mbajnë peng. Le të supozojmë gjithashtu se si i tillë, ai do të tërhiqej nga zgjedhjet moniste dhe do ta braktise këmbënguljen për 30 qershorin.

Çdo të bënte opozita pas saj?

A do kënaqej me shtyrjen e zgjedhjeve në vjeshtë, përtej së cilës Meta nuk mund të shkojë? A do pranonte të futej në garën e pakuptimtë lokale, kur ka braktisur parlamentin si arenë të politikës kombëtare?

Këto pyetje e kanë edhe përgjigjen brenda. Opozitës pak duhet ti interesojë nëse zgjedhjet mbahen në qershor apo në shtator. Nëse e ka me të vërtetë betejën që ka shpallur, nëse synon shembjen e regjimit dhe jo flirtimin me të, ajo duhet të urojë që Rama të shkojë i vetëm në votimet që do i dhurojnë 61 bashki. Ajo duhet të lutet madje që ai ta shkarkojë edhe Metën. Ajo duhet të punojë që karikatura e monizmit të jetë një vepër e përmbyllur.

Vetëm në këtë mënyrë, ajo mund të shmangë, atë që Edi Rama e quan një lojë shahu dhe që në marrëveshjen e 18 majit, dy vite më pare, ajo e mbylli me remi.

Produkti i saj dihet dhe tashmë kjo është një betejë tjetër. Që ditën që shpalli daljen nga sistemi për të shembur atë që e etiketon si regjim, opozita e ka të qartë se ka nisur një sfidë, në fund të së cilës dikush duhet të “vritet”.

Kjo rrugë e re, më pak se për gjithçka ka nevojë për zdërhalljen pas gjërave të vogla, të vetmen gjë që ajo e përjashton është përhumbja pas detajeve.

Një i tillë është, në këtë kuptim, edhe dekreti i presidentit, mbrojtja me vetëmohim e të cilit po krijon në publik iluzionin se ata që nisën “revolucionin” tani kërkojnë kompromis.

Tags: 30 qershoritANDI BUSHATIopozita

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Foto/ Komenti i nxjerr ‘zbuluar’, futbollisti i kombëtares në një ‘lidhje’ me moderatoren

Foto/ Komenti i nxjerr ‘zbuluar’, futbollisti i kombëtares në një ‘lidhje’ me moderatoren

Edi Rama uron Lulzim Bashën për ditëlindje: Edhe sikur ta linim…

Edi Rama uron Lulzim Bashën për ditëlindje: Edhe sikur ta linim...

Holanda i thotë ‘Jo’ negociatave me Shqipërinë/ Bardhi: Rama, njeriu më i rrezikshëm

Holanda i thotë 'Jo' negociatave me Shqipërinë/ Bardhi: Rama, njeriu më i rrezikshëm







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com