Të gjithë azilkërkuesve shqiptarë në Francë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim janë riatdhesuar ditën e sotme. Bëhet fjalë për 50 shtetas shqiptarë, ndërsa raportohet se operacioni i riatdhesimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë franceze.
Ndërkohë, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se Shqipëria futet në listën e vendeve të sigurta, e për rrjedhojë çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë. Po ashtu, ajo bëri apel që të mos ndërmarrin asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së.
Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj u shpreh se gjatë këtij 5-mujori, fluturimet e riatdhesimit janë rritur jo vetëm me Francën, por edhe me shumë vende të tjera të Bashkimi Evropian.