Moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi, që kur bënë publike lidhjen e tyre, janë kthyer pa diskutim në një nga çiftet më të preferuara nga publiku shqiptar.
Pak javë më parë ajo deklaroi publikisht se do të martohet së shpejti, por nuk tregoi një datë konkrete duke na bërë kështu kuriozë.
Mirëpo ditën e sotme bukuroshja na e ka shuar kuriozitetin të gjithëve duke publikuar një video, përmes së cilës zbuloi se do kurorëzojë dashurinë në martesë me mashkullin që i ka vjedhur zemrën, në muajin shtator.
Për herë të parë, Jonida ka intervistuar partnerin e saj dhe nuk ka ngurruar që publikisht t’i kërkojë atij një puthje.
Aktori i njohur do të jetë i ftuari i radhës në emisionin e Jonidës, “Personale”, dhe pas asaj që pamë, mund të themi me bindje se intervista do shkaktojë shumë të qeshura.
Ndërkohë një pyetje pikante që Jonida i drejtoi partnerit dhe që na tërhoqi vëmendjen është kjo: “A është nusja ashtu siç e ke ëndërruar?”
Ndërsa aktori pa u menduar gjatë u përgjigj: “Nusja është si loçk!”
A nuk iu duket edhe juve se ata janë bërë për njëri-tjetrin?