Rreth 34 mijë maturantë kanë nisur provimin e letërsisë. Një vajzë nga gjimnazi “Ismail Qemali” në Tiranë ka humbur ndjenjat mëngjesin e sotëm, teksa priste për t’u futur në provimin të lëndës së letërsisë. Paraprakisht thuhet se temperaturat e larta dhe emocionet të jenë bërë shkak për përkeqësimin shëndetësor të maturantes.
Mësuesit menjëherë kanë thirrur ambulancën. Pasi i është dhënë ndihma e parë brenda ambienteve të shkollës, maturantja është futur sërish në provim.
Provimi i dytë i maturës shtetërore ka nisur në orën 10:00, dhe pritet të përfundojë në orën 12:30 minuta.