Kryesore

Rudina Hajdari e thotë troç: Jam sulmuar më shumë nga PD, sesa nga PS

               Publikuar në : 12:05 - 12/06/19 M. S

Rudina Hajdari ka rrëfyer pa ‘doreza’ se gjatë kësaj periudhe ajo është sulmuar më shumë nga ana e PD-së, sesa e PS-së. Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka folur troç në emisionin “Dita Jonë”, se gjatë kësaj periudhe gati 3 vjeçare në politikën shqiptare është sulmuar nga ana e PD-së.

“Jam e sulmuar akoma më shumë nga Partia Demokratike. Shikoj të gjitha mediat e lidhura me ta që sulmojnë shumë shpesh, dhe për këtë më vjen shumë keq. Unë nuk do ta kisha sulmuar kurrë një koleg timin për një vendim.

Nuk është se më ka dhembur kjo gjë, pasi kur beson vërtetë në ato që bën, duhet të jesh e fortë dhe e bindur. Në të kundërt, sulmet do të depërtojnë. Për mua ka pasur efekt të kundërt, dhe këto sulme të ndryshme më kanë bërë më të fortë”, tha deputetja.

E pyetur se pse vijnë këto sulme, ajo ka thënë se janë për shkak të pendimit që e kanë marrë këtë vendim. “E shikoj se shpeshherë këto sulme vijnë për shkak të pendimit që ata kanë që e kanë marrë këtë vendim, dhe më vjen keq për disa prej tyre”, u shpreh më tej Rudina Hajdari.

Rudina Hajdari i jep ‘goditjen’ e fortë Metës

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT