Kryesore

Pamje madhështore/ Clinton dhe Albright parakalojnë në sheshin e Prishtinës

               Publikuar në : 12:13 - 12/06/19 S.N

Mijëra qytetarë të Kosovës kanë dalë në sheshin e Prishtinës, për të pritur me entuziazëm personin që i dha lirinë Kosovës, Bill Clinton.

Ish-presidenti i SHBA-ve ka parakaluar së bashku me sekretaren amerikane të shtetit Madeliene Albright dhe ish-komandantin e NATO-s, gjeneral Ëesley Clark në një tubim madhështor.

Vizita e tyre në Kosovë vjen në kuadër të 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, e cila i dha fund gjenocidit serb. Ky tubim është hapur me një dokumentar që i dedikohet 20- vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, ditë kjo e cila konsiderohet si Dita e Çlirimit të vendit.

Ka pasur brohoritje të shumta nga qytetarët e Kosovës për presidentin Bill Clinton në shenjë mirënjohje. Presidenti Thaçi në fjalimin e tij u ka uruar mirëseardhje Clintonit, Albrightit, Clarkit dhe personaliteteve tjera.

“12 qershori është data që na bashkon te gjithëve si qytetarë te Kosovës. Këtë ditë u rilindëm ne. 12 qershori është identiteti i themelimit tonë si Kosovë si pjesë e pandashme e Evropës dhe perëndimit. Ashtu si jemi sot kosovarë, amerikanë, francezë, ashtu ishim bashkë edhe atëherë kur rrezikohej mbijetesa e një populli. Kur qytetarët e Kosovës ishin gati të sakrifikoheshin për vendin e tyre. Sa të këtë jetë dhe njerëz në këtë anë sa të ketë Kosovë ne do të jemi falënderues për atë qe u bë në pranverën e vitit 1999. Ishte vendim i drejtë. Si president i Kosovës u them me sinqeritetin me te madh faleminderit. Thank you.”, ka deklaruar Thaçi.

Në këtë aktivitet, marrin pjesë edhe presidenti Meta dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT