Shqipëria

Maturantes i bie të fikët, shkak emocionet e provimeve

               Publikuar në : 11:44 - 12/06/19 M. S

Rreth 34 mijë maturantë kanë nisur provimin e letërsisë. Një vajzë nga gjimnazi “Ismail Qemali” në Tiranë ka humbur ndjenjat mëngjesin e sotëm, teksa priste për t’u futur në provimin të lëndës së letërsisë. Paraprakisht thuhet se temperaturat e larta dhe emocionet të jenë bërë shkak për përkeqësimin shëndetësor të maturantes.

Mësuesit menjëherë kanë thirrur ambulancën. Pasi i është dhënë ndihma e parë brenda ambienteve të shkollës, maturantja është futur sërish në provim.

Provimi i dytë i maturës shtetërore ka nisur në orën 10:00, dhe pritet të përfundojë në orën 12:30 minuta.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT