Neymar është duke kaluar një moment “të errët” në karrierën e tij. Pas një dëmtimi të rëndë që e lë jashtë fushave për një kohë të gjatë, ylli brazilian është duke u përballur edhe me disa akuza të rëndë, për dhunë fizike dhe përdhunim.
Ylli i PSG tashmë ka përfunduar në polici me patericë, duke çaluar dhe i rrethuar nga gazetarët, për të dhënë versionin e tij në lidhje me akuzat e modeles. Neymar pak ditë më parë bëri publike mesazhet dhe videot që kishte shkëmbyer me vajzën që e akuzon dhe menjëherë pas kësaj i erdhi edhe mandati për tu paraqitur në policinë e Rio de Janerios.
Në Brazil kjo quhet vepër penale, ku publikon video e sms pa pëlqimin e palës tjetër, në këtë rast të vajzës, vepër kjo e cila mund të dënohet nga 1-5 vite burg.
Neymar u paraqit në rajonin e policisë rreth orësh 19:00, më orën lokale, dhe qëndroi për rreth dy orë duke dhënë dëshminë e tij. Përballë interesimit të madh të medias, Neymar foli shumë shkurt: “Dua vetëm të falënderoj të gjithë për mbështetjen”.
https://youtu.be/L03YaJeW4tg
“Neymar dëshiron vetëm të sqaroj atë që ka ndodhur, kemi besim”, u shpreh avokati i tij.
EXCLUSIVO! Assista ao vídeo da suposta briga entre Neymar e modelo que o acusou de agressão e estupro #JornalismoRecord #JornalismoVerdade pic.twitter.com/0K7N4mZe2X
— Record TV (@recordtvoficial) June 6, 2019
Neymar pritet të paraqitet sërish në polici pasi akuzat mbi të janë më të vërtetë të renda. Najila Trindade, modelja 26-vjeçare, rrëfeu në televizion versionin e saj ku e akuzon Neymar për dhunë fizike dhe për përdhunim.