Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përgjimet/ PD kërkon dorëheqjen e Ramës: Po kërcënon gazetën “Bild”

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përgjimet/ PD kërkon dorëheqjen e Ramës: Po kërcënon gazetën “Bild”

Partia Demokratike deklaron se kryeministri Rama ka urdhëruar shantazhimin dhe kërcënimin ndaj gazetës gjermane “Bild”, në vend që të jepte dorëheqjen dhe të vihej në dispozicion të hetimit.

Në deklaratën e PD-së, thuhet se Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim janë pjesë e grupi të strukturuar kriminal që vjedh votat, dhunon votuesit, manipulon hetimet dhe kërcënon mediat.

“Edi Rama vetë po hesht, siç bën gjithmonë, kur kapet me fakte në krim. Këtë radhë, as heshtja, as shërbëtoret e tij në prokurori, nuk mund të mbulojnë dot të vërtetën që tani ka marrë përmasa europiane: Edi Rama është një Kryeministër ilegjitim, që e ka shndërruar Partinë Socialiste në një strukturë të kriminalizuar, në shërbim të pushtetit të tij personal”, thuhet më tej në deklaratën e selisë blu.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

Në vend që, sot, politikanët e kapur në shit-blerje votash me krimin, të ishin me pranga në duar; në vend që Kryeministri të jepte dorëheqjen dhe të vihej në dispozicion të hetimit për zbardhjen e krimeve zgjedhore; Edi Rama urdhëron shantazhimin dhe kërcënimin ndaj gazetës gjermane BILD dhe mediave shqiptare që nxorrën në dritë krimin zgjedhor.

Kërcënimet e shërbëtoreve të tij provojnë se Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim Vangjush Dako, Astrit Avdylaj, garantet e mosndëshkimit të këtyre krimeve elektorale, Arta Marku dhe Donika Prela, janë e njëjta dorë kriminale, pjesë e të njëjtit grupi të strukturuar kriminal që:

– vjedh votat,

– dhunon votuesit,

– manipulon hetimet,

– dhe kërcënon mediat.

Edi Rama, përfituesi nga blerja e votave prej bandës së Avdylajve kërkon të blejë kohë, duke urdhëruar prokurorinë e kontrolluar prej tij, të artikulojë teza të rrezikshme për demokracinë në vend dhe lirinë e medias.

Edi Rama vetë po hesht, siç bën gjithmonë, kur kapet me fakte në krim. Këtë radhë, as heshtja, as shërbëtoret e tij në prokurori, nuk mund të mbulojnë dot të vërtetën që tani ka marrë përmasa europiane: Edi Rama është një Kryeministër ilegjitim, që e ka shndërruar Partinë Socialiste në një strukturë të kriminalizuar, në shërbim të pushtetit të tij personal.

Partia Demokratike inkurajon gazetarët të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre për të informuar publikun mbi të vërtetën e tmerrshme se Shqipëria drejtohet nga krimi i organizuar.

Partia Demokratike inkurajon çdo prokuror të mos i bindet urdhrave politikë të një Kryeministri të kriminalizuar apo veglave të tij në drejtimin e Prokurorisë. Vënia përpara drejtësisë e pushtetarëve që kanë bashkëpunuar në zgjedhje me krimin e organizuar, është shërbimi më i madh ndaj interesit publik.

As heshtja, as përdorimi i Prokurorisë, nuk i jep dot më shumë jetë kufomës politike të Edi Ramës. Asgjë dhe askush nuk e shpëton dot atë dhe pushtetin e tij të inkriminuar.

Tags: Arta MarkuAvdylajtdorehiqetedi ramaPDpergjimet

TË LIDHURA

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët
Aktualitet

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët

21:26 | 13/06/2025
Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë
Aktualitet

Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë

19:31 | 13/06/2025
Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit
Aktualitet

Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit

19:29 | 13/06/2025
Next Post
Përgjimet/ Të rinjtë demokratë ‘i thyejnë’ Vangjush Dakos derën e Bashkisë

Përgjimet/ Të rinjtë demokratë 'i thyejnë' Vangjush Dakos derën e Bashkisë

“Veç të rrihesh me ta”/ 10 mijë lekë ryshfet policisë për të lejuar furgonat në të zezë

"Veç të rrihesh me ta"/ 10 mijë lekë ryshfet policisë për të lejuar furgonat në të zezë

Tiranë/ I moshuari abuzon me djalin e mitur (Video)

Tiranë/ I moshuari abuzon me djalin e mitur (Video)

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com