pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuangrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinholiganbet girişbetplaynesinecasino girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişholiganbet güncel girişnesicasino güncel girişimajbet girişimajbetgrandpashabetholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetjojobetholiganbetgrandpashabethititbetbahiscombettiltsuperbetinpusulabetmatbetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Erdogan ndodhet mes dy zjarresh: Putinit dhe Trumpit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga David Gardner, “Financial Times”

Pasi Turqia mbajti zgjedhjet e kontestuara lokale të 31 marsit, në mesin e shumë politikanëve, investitorëve dhe analistëve, pati një psherëtimë lehtësimi. Më në fund, thanë ata, do të kishte një pauzë të ciklit elektoral turk në dukje të pafundmë, me zgjedhjet e radhës që do të mbaheshin jo më parë se viti 2023.

Suksesi i presidentit Rexhep Taip Erdogan gjatë 16 viteve të tij në pushtet, ishte mbështetur më shumë në rritjen e ekonomisë dhe shpërndarjen e përfitimeve të saj, sesa tek ideologjia neo-islamiste e partisë së tij, AKP. Tashmë ai mund të rifokusohej tek reformimi i ekonomisë.

Kjo tingëlloi si të ishte një mendim i dëshiruar – si keqkuptimi i një politikan të talentuar, por që di të veprojë vetëm në rrethana të vështira.

Dhe në fakt brenda disa javësh, presidenti iu kthye qasjes së tij të ashpër. Pas humbjes së Ankarasë dhe Stambollit përballë Partisë Popullore Republikane të opozitës laike, CHP, ai e përdori ndikimin e tij për të imponuar përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll, që do të mbahen në qershor .

Si ish-kryebashkiaku i dikurshëm i Stambollit, Erdogan beson se vendi nuk mund të qeveriset pa kontrollin e ish-kryeqytetit osman, ku dhe nisi karriera e tij në ngjitje në vitin 1994. “Nëse ne humbasim i Stambollin, do të humbim edhe mbështetjen tonë në Turqi”- u shpreh ai në vitin 2017.

Një kërcënim më i menjëhershëm ndaj Erdoganit, po lind nga përplasja mes Turqisë dhe SHBA-së, lidhur me blerjen e sistemin mbrojtës anti-raketor nga ana e Ankarasë. Kjo mosmarrëveshje, mund të çojë në sanksione amerikane kundër Turqisë, dhe madje të vërë në pikëpyetje anëtarësimin e Turqisë në NATO.

Në origjinë të kësaj zënke, është vendimi i Erdoganit për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia, që do të merret në dorëzim muajt e ardhshëm. Njëkohësisht Turqia priste të merrte në dorëzim F-35, avionin më të ri luftarak që prodhohet nga SHBA-ja dhe aleatët e saj.

Turqia, është pjesë e konsorciumit që bashkë-prodhon F-35 me kompaninë “Lockheed Martin”.

Por, ndërsa pilotët turq janë duke u trajnuar tashmë për avionin e ri, SHBA e ka pezulluar dorëzimin e 4 nga 100 avionëve që pret të blejë Ankaraja, pikërisht për shkak të S-400. Uashingtoni argumenton se prania e tyre në territorin e NATO-s, do të komprometonte sigurinë e aleatëve. Nëse bateritë e raketave do të vendosen brenda Turqisë, vijon argumentimi, Rusia mund të mbledhë informacione rreth F-35, që do të bëhet avioni kryesor i NATO-s.

Nënshkrimi i marrëveshjes për S-400, do të ishte një triumf diplomatik për presidentin rus Vladimir Putin. Kjo gjë do të krijonte një të çarë në solidaritetin e NATO-s, dhe ndoshta do të minonte sigurinë e aleancës. Rreziqet janë të mëdha.

“Deri në fund të këtij viti, Turqia do të ketë ose avionët e avancuar F-35, ose një sistem rus të mbrojtës raketore S-400”- shkruan në “The New York Times” udhëheqësit dypartiakë të shërbimeve të armatosura të Senatit amerikan, dhe komiteteve të marrëdhënieve të jashtme në Kongres. “Ajo nuk do t’i ketë dot që të dyja!”- theksuan ata.

Disa raporte, thonë se administrata e presidentit Donald Trump, i ka lënë Erdoganit si afat maksimal muajin e ardhshëm, për të zgjedhur se çfarë do të bëjë. Zyrtarët turq, thonë se nuk do të ketë një anulim të marrëveshjes për blerjen e S-400, por pranojnë se po përgatiten për sanksionet amerikane, në kuadër të Aktit të Kundërshtimit të Kundërshtarëve të Amerikës Përmes Sanksioneve.

Dhe kjo po krijon një krizë të vërtetë. Edhe pse mënyra e veprimit të Erdoganit, është të polarizojë situatën, kjo metodë është e ndërlikuar, kur ka të bëjë me fuqitë e mëdha – veçanërisht kur udhëhiqen nga njerëz të pamëshirshëm si Putin, harrakatë si Trump, dhe transaksionalë sikurse janë që të dy.

Erdogan është bërë i ndërvarur ndaj Putinit vitet e fundit, kryesisht për shkak të politikës delikate turke ndaj Sirisë. Moska mbështeti dhe shpëtoi regjimin e Bashar Al-Asadit, ndërsa më herët Ankaraja mbështeti një sërë grupesh islamike, në përpjekje për ta rrëzuar atë.

Megjithatë, që nga viti 2016, synimi kryesor i Turqisë, ka qenë të shkatërrojë një njësi vetë-qeverisëse kurdo-siriane në kufijtë e saj – të drejtuar nga forcat kurde të mbështetura nga SHBA në luftën kundër ISIS. Kjo është ankesa kryesore, që ka Ankaraja ndaj Uashingtonit.

Megjithatë, Turqia është tani pjesë e një trekëmbëshi të brishtë të fuqisë në Siri, me Rusinë dhe Iranin. Nëse Erdogan i ndihmon rusët me blerjen e S-400, Putin mund të intensifikojë ofensivën e forcave ajrore ruse kundër enklavës së fundit rebele siriane në Idlib, në veri-perëndim të Sirisë, ku Turqia ka një duzinë pikash ushtarake.

Moska fajëson Ankaranë, për dështimin e kontrollit të një ushtrie xhihadiste të lidhur me Al-Kaidën atje. Disa gazetarë turq, madje e cilësojnë atë si një zgjedhje midis S-400 ose Idlibit. Pushtimi turk i dy enklavave siriane rreth Idlibit, si pjesë e fushatës së saj kundër Njësive Mbrojtëse të Popullit Kurd, YPG, është i mundur vetëm me pëlqimin e Rusisë.

Por Turqia dëshiron të ushtrojë presion ndaj territorit të madh që kontrollon YPG-ja në Sirinë verilindore, që garantohet edhe nga mbulesa ajrore e SHBA-së. Uashingtoni po përpiqej të arbitronte krijimin e një lloj zone tampon atje, duke përfshirë Turqinë, përpara tërheqjes së paralajmëruar të forcave amerikane nga ana e Trump.

Nëse zoti Erdogan armiqësohet vërtet me SHBA-në, në pikëpyetje nuk do të jetë vetëm anëtarësimi i Turqisë në NATO, apo edhe blerja e avionëve F-35. Erdogani mund të jetë pragmatik. Ai u miqësua me Putinin në vitin 2016, pasi Turqia rrëzoi një avion luftarak rus mbi kufirin e saj me Sirinë.

Ai ngriti disa ura bashkëpunimi Donald Trumpin, duke liruar nga burgu një pastor ungjillor amerikan, të akuzuar për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të shtetit në Turqi në vitin 2016.

Por ai ndodhet mes dy zjarreve, teksa rritja ekonomike e Turqisë, e nxitur nga kreditë, është ndalur, duke i hapur rrugë rritjes së inflacionit, papunësisë së lartë dhe monedhës në rënie.

Nëse e gjitha kjo situatë degradon më tej, gjërat për udhëheqësin turk mund të bëhen shumë më kaotike./ Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: dy zjarresherdoganmesputinTrump

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Heysel 1985, finalja tragjike që i dha një goditje të fortë huliganizmit në stadiume

Der Standard: Edi Rama drejt nacionalizmit dhe autoritarizmit

"Jemi gati për dialog"/ Rama: Brenda kësaj salle jemi kundërshtarë, ndërsa jashtë...







JU REKOMANDOJMË

Rama për fletë-arrestin e Artur Shehut: Toka nuk është e askujt, investimi në Zvërnec i duhet Vlorës

14:11 | 12/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Meta “fik dritat”, bien në të gjithë botën rrjetet sociale

by mirseda
16:19 | 12/06/2026
0

Përdoruesit e platformave Facebook dhe Messenger po përjetojnë probleme me aksesimin e rrjeteve. Sipas raportimeve, faqet e...

Presidentit të Federatës Palestineze i refuzohet viza, humbet Botërorin 2026

15:29 | 12/06/2026

SPAK: Artur Shehu dyshohet për trafik kokaine në Europë

15:26 | 12/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës

14:26 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com