E hënë, 26 Tetor, 2020
14 C
Tirana

Heysel 1985, finalja tragjike që i dha një goditje të fortë huliganizmit në stadiume

Më të lexuarat

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Vdes njeriu më i pasur në Korenë e Jugut, lideri i Samsung

Lideri i kompanisë Samsung, Lee Kun-Hee ka humbur jetën në moshën 78 vjeçare. Ai është personi që ka transformuar biznesin e vogël të themeluar nga...

Video bëhet virale/Kamerat kapin momentin kur Melania i shtyn dorën Presidentit

Tashmë publiku duket se është mësuar me momentet e sikletshme ndërmjet Donald Trump dhe Melania Trump. Të shumta kanë qenë rastet kur Zonja e Parë...

Prangosen dy persona në Rinas, tentuan të korruptonin punonjësin e Rinasit

Dy shqiptarë janë nisur drejt Rinasit dhe kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit, por nuk ia ka dalë mbanë. Një prej tyre i ka dhënë...

Tridhjetë e katër vite më parë, skuadra italiane e Juventusit, do të fitonte për herë të parë titullin më të rëndësishëm në nivelin ndërkombëtar, Ligën e Kampioneve. Por 29 maji i vitit 1985, mbahet mend më shumë për tragjedinë që i parapriu, sesa për emocionet e dhuruara në fushë nga lojtarët.

39 njerëz, do të humbnin jetën përpara finales së Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe anglezëve të Liverpulit, si pasojë e një përleshje mes tifozerive në shkallët e stadiumin e Heysel në kryeqytetin belg, Bruksel. Stadiumi ishte ndërtuar në vitet 1930, ndërsa sot nuk ekziston më.

Nga 39 viktimat, 32 ishin tifozë italianë, 4 belgë, 2 francezë dhe 1 irlandez. Të plagosurit ishin mbi 600.

Të gjitha kanalet televizive, transmetuan “live” pamjet dramatike nga “Heysel”. Mijëra njerëz vraponin nga tribuna qendrore, drejt vendqëndrimit të gazetarëve për të telefonuar në shtëpitë e tyre. Pas një shtyrje prej më shumë se 1 orë, në orën 21:40 dy skuadrat zbritën në fushë. Pavarësisht masakrës, u vendos të luhet. Vendimi u mor nga forcat e rendit në bashkëpunim me drejtues të UEFA-s, me synim shmangien e tensionimit të mëtejshëm të situatës, pavarësisht nga kërkesa e drejtuesve të Juventusit për të mos luajtur.

Televizioni gjerman refuzoi të transmetonte ndeshjen, ndërsa komentatori i njohur italian Bruno Pizzuli u këshillua të komentonte me një ton të ulët dhe pa shumë pasione. Ndërsa televizioni austriak vendosi në ekran një mbishkrim:“Kjo që po transmetojmë nuk është shfaqje sportive!”.

Futbolli, si disiplina sportive më e aftë për të katalizuar vëmendjen e një publiku tashmë global, ka ditur në shumë raste të ofrojë leksione qytetarie të një rëndësie shumë të madhe simbolike. Por ka edhe momente kur vëllazëria sportive, ia lë vendin instinktit brutal kafshëror dhe rindez, madje përforcon konfliktet, duke e transformuar atë që duhet të jetë një ngjarje e gëzueshme, në një teatër të trishtë dhune dhe shkatërrimi.

Kështu ndodhi edhe atë natë në Bruksel. Siç u shkrua edhe më vonë, tifozët anglezë të Liverpulit ishin ende të zemëruar nga finalja e një viti më parë në stadiumin Olimpik të Romës, ku kishin rënë pre e incidenteve dhe përplasjeve me tifozerinë italiane, edhe pse në fund Liverpuli e fitoi ndeshjen.

Zëra që më vonë u përgënjeshtruan, flisnin për grupe të parapërgatitur ultrasish nga skuadra të tjera angleze, që kishin lënë mënjanë ndasitë dhe divergjencat dhe kishin ardhur në Bruksel për të kërkuar së bashku hakmarrjen. Ndërkohë vetë organizimi i finales la shumë për të dëshiruar. Incidentet e para nisin të shfaqen që përpara fillimit të ndeshjes.

Përfaqësuesit e të dyja klubeve, por edhe ata të UEFA-s u ankuan për kushtet e impiantit, ku gurë, copëra druri dhe suvaje ishin të shpërndara kudo nëpër tribunat e stadiumit, si dhe për vendimin e marrë nga ana e autoriteteve belge për të lejuar shitjen e një pakete të dyshimtë biletash, në shitje të lirë dhe të pakontrollueshme.

Në prag të nisjes së ndeshjes, afro 25 mijë persona për secilën nga dy skuadrat, hyjnë në stadium dhe zënë vend nëpër shkallë. Kur një grup tifozësh anglezë, hedh përtokë telat e dobët mbrojtës për të hyrë në zonën e sektorit Z ku ndodhej tifozeria italiane, policia tregohet e paaftë për të ndërhyrë.

Ndërsa vazhdon hedhja e gurëve që nga tribunat, tifozë që nuk janë ultras por kryesisht familjarë, shkojnë të terrorizuar drejt një muri mbrojtës, në kërkim të një rrugëdaljeje. Vetëm pak prej tyre arrijnë të kalojnë dhe të gjejnë shpëtim, ndërkohë që presioni i turmës që e ka mbërthyer paniku, e transformon tribunën në një grackë, ku ata që nuk hidhen sipër murit, shtypen dhe ngjeshen pas murit.

Kur më në fund muri bie, pas disa minutave të tmerrshme e që duken sikur nuk kanë fund, hapet një shteg që i lejon publikut të hyjë në fushë për t’i shpëtuar masakrës. Por, edhe në këtë rast, forcat e rendit tentojnë të pengojnë turmën. Sapo kishte kaluar ora 19:30. Në shumë pak minuta humbën jetën 39 vetë, dhe u plagosën qindra të tjerë.

Në pjesën tjetër të tribunave dhe në dhomën e zhveshjes, është e vështirë të kuptohen dimensionet tragjikë të asaj që ka ndodhur. Pas shumë diskutimeve dhe hezitimeve, skuadrat zbritën në fushë në mesin e një atmosfere pothuajse irreale. Është vetëm një penallti e Platini, i dhënë për një faull të dyshimtë ndaj Boniek në minutën e 16 të pjesës së dytë, ajo që vendos fatin e takimit, duke shmangur kështu mundësinë e kohës shtesë, që mund ta acaronte më tej situatën.

Pas fërshëllimës së fundit, fatkeqësia dukej e harruar: festimet e bardhezinjve, të detyruar ndoshta të respektonin tifozët, do të shkaktonin më vonë shumë kritika. Edhe sot e kësaj dite, nuk është e qartë se çfarë dinin saktësisht futbollistët në lidhje me përmasat e katastrofës.

Por ajo tragjedi, e pati një “anë pozitive”. Pas bilancit përfundimtar të viktimave, pas një nate të tërë arrestimesh, nuk pati më justifikime për huliganët famëkeqë anglezë, të cilët u bënë përgjegjës për brutalitetin e jashtëzakonshëm. UEFA dhe më pas FIFA, vendosën ndalimin për 5 vjet të pjesëmarrjes së skuadrave angleze në kompeticione ndërkombëtare, ndërsa vetë Liverpuli do të mungonte praktikisht në 6 vjet, deri më 1991.

Drejtësia belge, i vazhdoi hetimet e saj penale, dhe vetëm në vitin 1989 mbërrihet në një proces gjyqësor, në të cilin u dënuan 14 nga 27 të pandehurit. Ai vendim, u prit me kontestime të mëdha. Pas tmerrit të asaj nate, stadiumi Heysel, u përdor vetëm për aktivitete të atletikës, dhe pas një ndalimi 10-vjeçar të aktiviteteve futbollistike, u shkatërrua për t’i lënë vendin ngritjes së një tjetër impianti që mori emrin Mbreti Balduin në vitin 1996.

Gati 20 vite pas asaj tragjedie, Juventusi dhe Liverpuli takohen për herë të parë në fushë në prillin e vitit 2005, teksa tifozeritë shkëmbejnë gjeste pajtimi mes tyre. Vetë Federata Angleze e Futbollit, mori masa radikale. Kryeministrja Margaret Thatcher, i shpalli luftë “problemit të huliganëve”.

Për disa vite, edhe vetë pjesëmarrja e anglezëve në stadiumet e vendit ra në mënyrë të ndjeshme.

Gjithashtu, u miratua një ligj që ndalonte për 3 muaj hyrjen në stadium të tifozëve problematikë, ndërsa pas ngjarjes në Hillsborough në vitin 1989, u urdhërua përmirësimi i strukturave të stadiumeve, vendosja e kamerave të sigurisë, heqja e rrethimit të brendshëm, burgosja e huliganëve.

Tifozët anglezë, vazhdojnë të jenë në përgjithësi problematikë, dhe në evropianin e vitit 2016, ata u përleshën ashpër me ata rusë. Megjithatë situata ka ndryshuar radikalisht në krahasim me 34 vite më parë./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Opozita bjelloruse shpall grevë kombëtare

Opozita bjelloruse bëri thirrje për grevë kombëtare të hënën, e fundit në një seri përpjekjesh për të larguar nga pushteti udhëheqësin Alexander Lukashenko, pas...

Mund ta fusin në kaos botën, çfarë nuk dini rreth stuhive diellore

Mbi 99 për qind e masës në të gjithë sistemin tonë diellor ekziston vetëm tek Dielli. Ai është mbi 100 herë më i madh...

Rama nga Libani: Nxorëm 4 fëmijë nga kampi i ferrit, nesër vijnë në atdhe

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Liban dhe ka takuar fëmijët e riatdhesuar nga kampi famëkeq i Al Hawl. Në një prononcim për mediat, Rama tha...

Zbulim i madh nga NASA: Në Hënë ka ujë

NASA dhe shkencëtarët në SHBA, dhanë një njoftim të rëndësishëm lidhur me zbulimin e ujit në anën e dukshme të Hënës. Shkencëtarët vlerësojnë se në...

Rudina Hajdari publikon foto nga zyrat e reja të partisë së saj

Deputetja, Rudina Hajdani ka publikuar një foto nga zyra e re e partisë së saj. Hajdari shkruan në rrjetet sociale se ky projekt i ri...