Zëvendëskryeministri Erion Braçe i përgjigjet deklaratës së bërë një ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Përmes një postimi në “Instagram”, Braçe sjell në memorie protestën e 21 janarit 2011, teksa shkruan se qeveria e asaj kohe “pushkatoi në mes të ditës” 4 qytetarë të pafajshëm.
“Lulzim Basha paska folur për nder e dinjitet gjate ushtrimit te detyrës ose banalisht gezimit te pushtetit! Po a ka nder e dinjitet nje minister qe pushkaton ne mes te ditës, ju merr jeten qe zoti ua fali, kater qytetare pa faj qe protestonin kunder menyres se ushtrimit te pushtetit prej tij?”, shkruan Basha.
Postimi i Braçes:
“Lulzim Basha paska folur per nder e dinjitet gjate ushtrimit te detyres ose banalisht gezimit te pushtetit! Po a ka nder e dinjitet nje minister qe pushkaton ne mes te dites, ju merr jeten qe zoti ua fali, kater qytetare pa faj qe protestonin kunder menyres se ushtrimit te pushtetit prej tij?
A ka nder e dinjitet po i njejti minister qe-sic deshmon presidenti i republikes i kohes, perdori gjithe pushtetin per te penguar, deshtuar e ne fund moslejuar hic, hetimin e krimit me barbar ne bulevardin e Tiranes qysh nga koha e fashizmit? Nderi e dinjiteti mos egzistofte kur per to flet nje vrases i tille! Kush cenon nje mandat popullor-legjitimitetin e certifikuar nderkombetarisht te tij, per ministrin qe pushkatoi kater burra te pafaj ne mes te bulevardit, duhet ta harroje se mund ti flase per demokraci, rregull e ligj, cilitdo qytetari ne kete vend!
Nese ka nje arsye qe ky eshte sot ne opozite, i pavotuar nga shqiptaret, nese ka nje arsye qe ky nuk do zgjedhje por pushtet ne tavoline permes dhunes barbare prej fashisti, ajo eshte unike: NUK VOTOHEN VRASESIT! Ne cdo kohe!”