Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

E ardhmja e Evropës vendoset nga periferia e saj

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant

“The Economist”

Në datat 23 deri 26 maj, evropianët po votojnë për të zgjedhur parlamentin e ri të Bashkimit Evropian. Por ku qëndron gjilpëra e peshores? Cili vend, në një kontinent kaq të larmishëm, mund të zbulojë pulsin e Evropës? Dikur dallimi themelor, ishte ai midis të djathtës dhe të majtës.

Zonat me tradita të forta ekonomike, dhe një prani të fortë të klasës punëtore (Emilia Romanja në Itali ose Ruhri në Gjermani) ishin më afër të majtës, ndërsa e djathta dominonte në bastionet e centralizmit politik (Kastilja në Spanjë), në (Skania në Suedi), ose në rajonet me një identitet të fortë (Bavaria në Gjermani).

Vendet që përcaktonin gjithçka, ishin ato ku përziheshin tendencat, si Saksonia e Ulët në Gjermani apo Aragona në Spanjë. Por me zhdukjen e identitetit klasor, ky dallim po zbehet. Në zgjedhjet e kësaj radhe, të djathtët e qendrës dhe socialdemokratët, mund të humbasin shumë vota në favor të partive që kanë një pozicionim shumë më të mprehtë, në një shkallë të re politike.

Kjo shkallë, e ideuar nga David Goodhart, merr si ekstreme “somewhere” (diku-në) e qyteteve të vogla rurale, dhe “everywhere” (kudo-në) e qyteteve të mëdha kozmopolitane. Zona të tilla si Saksonia e Ulët, ku konflikti i vjetër midis të majtës dhe të djathtë mbetet ende i fortë, duken tashmë si muzeume politike.

Shumë nga sfidat kryesore zhvillohen në rajonet, ku orientimi politik nuk merret më si i mirëqenë, sikurse është Andaluzia, një bastion i së majtës, ku në janar është zgjedhur një qeveri lokale konservatore, e mbështetur nga partia e ekstremit të djathtë, Vox.

Kohët e fundit në analizat elektorale, kanë dalë dy nën-kategori. Nga njëra anë, janë raportet nga zonat post-industriale, ku njerëzit i urrejnë qytetet dhe emigrantët. Nga ana tjetër, kemi dëshmitë e një rimëkëmbje të evropeizmit, në mesin e të rinjve mjekroshë metropolitanë. Por ndoshta do të ishte më mirë të shihnim periferitë e qyteteve, vendet që janë në mes.

Në kulturën evropiane, ato nuk kanë një rol qendror si në SHBA. Megjithatë, pikërisht në rrethina po ndodhin ndryshimet kryesore në politikën evropiane. Ato janë “kazani” ku shkrihet internacionalizmi evropian i qyteteve me skepticizmin e fshatrave, ku magjepsja ndaj novacionit takohet me dashurinë për traditat.

Në këto zgjedhje evropiane, që po kundërvënë nacionalistët ndaj evropianëve, dhe partitë tradicionale ndaj rebelëve të të gjitha llojeve, në periferi do të zhvillohen betejat më interesante.

Për shembull në Spanjë, prirjet kryesore të viteve të fundit janë vështirësitë e Partisë Popullore përballë Vox dhe Ciudadanos (qendra e djathtë), dhe lufta e socialistëve kundër partive të fuqishme, që janë pro ose kundër pavarësisë së Katalonjës.

Në zgjedhjet parlamentare të 28 prillit, këto tendenca u konfirmuan nga rezultatet në Alcobendas, një lagje e Madridit, ku e djathta e pagoi shtrenjtë përçarjen dhe në L’Hospitalet, një qytezë në hyrje të Barcelonës, ku socialistët i mposhtën rivalët.

Periferia ishte gjithashtu vendimtare, në zgjedhjet presidenciale franceze në vitin 2017. Përplasja midis Emmanuel Macron dhe populistëve si Jean-Luc Mélenchon dhe Marine Le Pen, është veçanërisht e nxehtë në periferinë e Parisit. Sikurse ndodh shpesh, populistët evropianë e dinë se çfarë ane po fryn era.

Ata e kultivojnë mbështetjen e tyre në periferitë e qyteteve. Mateo Salvini, zëvendëskryeministri italian i ekstremit të djathtë, mburret me stilin e tij të jetesës në rrethinat e Milanos, në postimet e tij të pafundme në rrjetet sociale, të cilat shpesh e tregojnë duke gatuar në barbeky.

Ngjarjet e mëdha të së djathtës ekstreme, siç ishte takimi i Le Pen me nacionalistët austriakë në vitin 2016, festa e populistëve çekë pas fitores në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, dhe tubimi i Finlandezëve të Vërtetë para zgjedhjeve të 14 prillit, u mbajtën të gjitha në hyrje të Vjenës, Pragës dhe Helsinkit.

Lagje si këto, që në shumë raste janë teatri i tendencës, ku banorët më konservatorë të qyteteve lihen mënjanë si pasojë e ndryshimeve, u ofrojnë populistëve mundësi të mëdha. Prandaj, për të kuptuar Evropën e sotme, duhet të shkojmë në periferi. Aty ku blloqet e urryera të apartamenteve gjenden përbri rrugë të zbrazëta, ku zhurma e autostradave bën jehonë në pyllin aty pranë, ku kudo-ja përzihet me diku-në./ Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: e ardhmjaEvropësperiferiavendoset

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Tragjike/I arrestuan të dashurin 43-vjeçar, e mitura hidhet te shinat e trenit

Rudina Hajdari sulmon Gjinushin: ‘Gjenerali’ në pension e ‘mbushi kupën’

“Trëndafil që spikat”, Ilir Meta takim miqësor me ish-ministren, kritike të Ramës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com