Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

‘Më duhen 200 mijë euro!’, Hoxha: Si u mbyll dosja menjëherë pasi Meta erdhi në pushtet

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dosja “978”, Hoxha: Kur Ilir Meta i kërkoi 200 mijë euro biznesmenit për zgjedhjet

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpjeguar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, përgjimet në dosjen 978 kundër Kastriot Ismailajt, në të cilat ka dalë edhe përfshirja e Presidentit Ilir Meta, në atë kohë, në opozitë, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Një njeri me imunitet siç ishte Ilir Meta, nuk lejohej të përgjohej, dhe oficeri i Policisë Gjyqësore në dosjen e Prokurorisë, thotë se nga përgjimet për biznesmenin Ismailaj nën akuzë për pastrim parash, ka dalë i përfshirë edhe një person i ekspozuar politikisht. Numri që ka dalë në përgjimet ndaj Kastriot Ismailajt, në atë kohë ishte në përdorim nga Ilir Meta, (0682031701) ndërsa aktualisht nuk përdoret më prej tij, pasi Presidenti ka numër tjetër.

Përgjimi mban datën 22 qershor 2009, dy ditë para zgjedhjeve. Sipas përgjimeve, të cilat edhe pse janë asgjesuar, disponohen nga gazetari Hoxha, Kastriot Ismailaj ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro.

“Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”, thuhet në mesazhin dërguar nga numri i Ilir Metës drejt Kastriot Ismailajt.

Sipas gazetarit investigativ, bëhet fjalë për një dosje me 8 mijë faqe të transkiptuara, ku pikërisht nga kjo dosje e madhe ka dalë edhe në biseda të tjera, përfshirja e Ilir Metës, jo vetëm me mesazhe por edhe me biseda telefonike.

Dosja në fjalë, është pushuar, dhe të gjitha përgjimet e traskiptuara dhe disqet janë asgjësuar me një vendim gjykate në dhjetor 2010.

Ajo që bie në sy, është fakti se dosja është pushuar menjëherë pas ardhjes në pushtet të Ilir Metës, që në atë kohë bëri aleancë me Partinë Demokratike, me kryeministër Sali Berishën.

“Pas zgjedhjeve të qershorit 2009 situata ndryshoi, Meta hyri në koalicion me PD, dhe cuditërisht hetimet ndalojnë, dosja është pushuar më 27 dhjetor 2010”, tha Artan Hoxha i ftuar në Repolitix.

Në vendimin e pushimit, – tregon gazetari Hoxha, sërish përdoret një shprehje nga prokurori Gentian Osmani që fakton përfshirjen e Ilir Metës në këtë çështje, edhe pse jo drejtpërdrejt me emër: “Nga procesverbalet e transkiptimeve midis shtetases amerikane dhe biznesmenit del në pah gjendja ekonomike, nga njëra anë nuk ka lekë për të paguar një biletë avioni nga njëra anë flitet për transferta në vlera të mëdha. Ata kanë punuar së bashku dhe kanë lidhje shoqërore në rangje të larta politike në vend dhe në rajonin e Ballkanit”.

Edhe pse hetimet janë rihapur për këtë dosje në vitin 2015, provat nuk mund të përdoreshin më, pasi përgjimet ishin asgjësuar.

“Nga gjithë dosja e përgjigjeve kur është bërë pushimi në 2010, ka dalë një vendim ku është kërkuar të bëhet asgjësimi i transkipteve se çështja ishte pushuar, ky fakt ka bërë që kjo pjesë e transkipteve të asgjësohen. Kur është rihapur çështja në 2015, ato prova nuk ekzistonin më. Kur i kemi publikuar në 2016, na është thënë që është e vërtetë që ka ndodhur, përgjimi është i vërtetë, por nuk mund të përdoret më si provë, pasi përgjimet janë asgjësuar”, – tha gazetari Artan Hoxha.

Gazetari Hoxha tha se edhe pas përfshirjes së një personi me imunitet, përgjimi ka vazhduar, por kjo çështje nuk shkoi në gjykim.

Objekti i hetimit të dosjes kanë qenë tranferta të mëdha në vlera 7-8 milionë dollarë, me dyshimin që po vinin nga Afrika në Shqipëri për tu pastruar, përmes Kastriot Ismailaj ish-administratori i DIA, që ndodhet në burg, i dënuar në lidhje me skandalin CEZ-DIA, në bashkëpunim me një shtetase amerikane, Rebeca Gaskin Gain.

Kastriol Ismailaj i kërkonte Shqipërisë 130 milionë euro, por dënimi i tij e shpëtoi Shqipërinë nga humbja në arbitrazh.

“Kur ishte në hetim dhe u arrestua ndaj tij në atë kohë ka pasur disa herë lajme të cilat referoheshin që politikanë të rëndësishëm, deputetë, edhe të Komisionit të Sigurisë, kishin hyrë në burg dhe e kishin takuar këtë person dhe i kanë kërkuar të mos flasë. Kur ka kuptuar që do dënohet ka kërkuar të flasë, por trupi gjykues nuk e ka lejuar më se kishte kaluar afati për të folur. Gruaja e tij e larguar nga Shqipëria për shkak të kërcënimeve me gjithë fëmijën, ka dhënë intervistë në Vjenë. Ka një dëshmi të drejtorit të administrativ të kompanisë DIA, Ervis Mata, që edhe ai u largua edhe pse ishte në mbrojtje nga RENEA, nuk dihet se ku është dhe në çfarë rrethanash iku. Ai ka bërë një lidhje tjetër, mes mesazheve që kemi kapur”, tha Artan Hoxha.

Për hetimin e nisur për pastrim parash në vitin 2008, që u pushua në 2010 dhe më tej u hap sërish në 2015, Kastriot Ismailaj, është dënuar me 11 vjet burg. “Hetimi ka nisur për pastrim parash, kur nuk donin ata lart, çështja pushohej, kur donin, ky burri është në burg 11 vjet, dhe gruaja me fëmijët është jashtë Shqipërisë, i kanë bllokuar edhe pensionin e nënës së tij”, u shpreh gazetari investigativ Artan Hoxha.

Tags: 200 mijedosjaduhenerdhieurohoxhambyllmenjëherëMetapasipushtet

TË LIDHURA

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale
Politikë

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”
Politikë

Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”

18:30 | 13/01/2026
Next Post
AKU bllokon rreth 31 ton kripë, u konstatuan 4 shkelje ligjore

AKU bllokon rreth 31 ton kripë, u konstatuan 4 shkelje ligjore

Përse Berisha i çoi njerëz tek shtëpia, ambasadorit Borchardt?

“Mori 10 mijë euro”, Berisha: Arrestohet një këshilltar i majtë në Elbasan, mbrohet nga...

“Tallje me shkrim”, Shehi komenton letrën e Ramës: Nëse Basha do, le ta pranojë

“Tallje me shkrim”, Shehi komenton letrën e Ramës: Nëse Basha do, le ta pranojë







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”
Showbizz

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”

by mirseda
22:56 | 13/01/2026
0

Pas diskutimeve për raportin e Mateos me Brikenën, kristi ka debatuar me banoren duke u shprehur se...

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

22:14 | 13/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com